Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të operacionit, prej të cilëve 4 janë lënë në arrest shtëpie. Mes të arrestuarve është edhe shqiptari Gerd Gjinarari, i njohur me nofkën “Gjenerali”.

Operacioni është zhvilluar pas një hetimi që kishte nisur rreth një vit më parë, kur policia belge mori informacion se në një apartament në Berchem, Antwerp, ruheshin sasi të mëdha kokaine.

Në fokus të hetuesve u vu një 48-vjeçar, i cili dyshohet se shërbente si “broker” ose ndërmjetës mes grupeve kriminale në Shqipëri dhe Amerikën Latine. Sipas autoriteteve belge, ai koordinonte grupet që merreshin me dërgimin, nxjerrjen nga porti dhe shpërndarjen e drogës.

48-vjeçari dyshohet gjithashtu se ofronte mënyra të ndryshme për trafikimin e kokainës, siguronte ndihmën e personave, përfshirë punonjës sigurie, dhe drejtonte grupet që merreshin me nxjerrjen e ngarkesave nga porti i Antwerp-it.

Hetimi kishte çuar më herët në sekuestrimin e dy ngarkesave me kokainë, përkatësisht 46 dhe 53 kilogramë.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në Antwerp, Berchem, Deurne, Kapellen dhe disa zona të Brukselit, policia gjeti armë dhe municione të fshehura, jelekë antiplumb, bllokues sinjali, para cash, makinë për numërimin e parave, pasaporta dhe karta shtypi të falsifikuara, si dhe presa dhe kallëpe për prodhimin e blloqeve të kokainës.

“Gjenerali” u arrestua edhe në qershor

Mes personave të përfshirë në hetim është edhe Gerd Gjinarari, 52 vjeç, i njohur si “Gjenerali”.

Gjinarari nuk është hera e parë që bie në prangat e autoriteteve belge këtë vit. Ai ishte arrestuar edhe në qershor, nga ekipi FAST i Policisë Federale, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për një vrasje të vitit 1997.

Megjithatë, nuk dihet ende në çfarë rrethanash ai u lirua pas arrestimit të qershorit. Tashmë, disa muaj më vonë, Gjinarari është arrestuar sërish, këtë herë në kuadër të hetimit për trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Sipas autoriteteve italiane, “Gjenerali” dyshohet se në vitin 1997 vrau një rival në një spital në Milano, duke përdorur një pistoletë të fshehur mes një buqete me lule. Pas arrestimit të parë në Belgjikë, procedura për ekstradimin e tij drejt Italisë ishte ende në zhvillim.

Previous Post

Shpërthimi në Brryl: Pesë sigurimet që duhen njohur nga tregtarët e karburanteve

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Shpërthimi në Brryl: Pesë sigurimet që duhen njohur nga tregtarët e karburanteve

Shpërthimi në Brryl: Pesë sigurimet që duhen njohur nga tregtarët e karburanteve

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al