Vijon bojkoti i punonjësve në Gjykatën e Vlorës, duke sjellë vështirësi për qytetarët që paraqiten për të marrë shërbime. Një qytetare shprehet se prej dy ditësh shkon në gjykatë, por nuk ka mundur të marrë shërbimin për të cilin është paraqitur.
“Kam dy ditë që vij dhe nuk po marr shërbim”, shprehet ajo për Euronews, duke kërkuar një zgjidhje për situatën.
Bojkoti ka shkaktuar shqetësim edhe për dhjetëra qytetarë të tjerë të cilët, kanë çështje apo dokumente që nuk mund t’i shtyjnë.








