Zjarri masiv që përfshiu një ditë më parë zonën e Levanit në Fier ka shkaktuar edhe dëme materiale.
Sipas raportimeve, dy automjete janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar plotësisht, ndëra mësohet se makinat ishin në pronësi të dy efektivëve të Policisë, të cilët ndodheshin në terren gjatë situatës së krijuar nga zjarri.
Flakët u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë, duke përfshirë edhe zonën ku ishin parkuar automjetet.
Zjarri në Levan mori përmasa të mëdha pasditen e kësaj të shtune, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte dhe duke rrezikuar banesa, biznese e prona, ndërsa ndërhyrja u vështirësua nga era dhe përhapja e shpejtë e flakëve







