Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tregu postar në rënie, bien me 15% brenda një viti

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Tregu postar në rënie, bien me 15% brenda një viti
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tregu i shërbimeve postare në Shqipëri ka shënuar rënie në tremujorin e dytë të vitit 2026, i ndikuar veçanërisht nga tkurrja e fortë e volumit të postës ndërkombëtare krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave më të fundit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në periudhën prill-qershor 2026, Posta Shqiptare dhe operatorët e tjerë postarë trajtuan në total rreth 6.7 milionë objekte postare. Volumi ra me 2% krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti dhe me 15% krahasuar me tremujorin e dytë 2025.

Pjesa dërrmuese e aktivitetit vazhdon të lidhet me dërgesat brenda Shqipërisë. Në tremujorin e dytë u trajtuan rreth 5.7 milionë objekte postare brenda vendit, 2% më pak si në raport me tremujorin e mëparshëm, ashtu edhe me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Ndryshimi më i fortë vihet re te posta ndërkombëtare. Numri i objekteve postare ndërkombëtare arriti në 994 mijë, duke u rritur me 2% kundrejt tremujorit të parë, por duke rezultuar 52% më i ulët se një vit më parë. Nga këto, rreth 915 mijë ishin dërgesa hyrëse në Shqipëri, ndërsa vetëm 79 mijë ishin dërgesa nga Shqipëria drejt vendeve të tjera.

Megjithatë, krahasimi vjetor duhet lexuar edhe në kontekstin e një faktori të jashtëzakonshëm që kishte rritur artificialisht volumin në tremujorin e dytë të vitit 2025. AKEP sqaron se volumi shumë i lartë i letrave ndërkombëtare gjatë asaj periudhe lidhej me dërgimin dhe kthimin e fletëve të votimit për dhe nga qytetarët shqiptarë jashtë vendit në procesin zgjedhor të vitit 2025.

Kjo shpjegon pjesërisht edhe rënien shumë të fortë prej 85% të postës ndërkombëtare dalëse në krahasim me tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Posta Shqiptare ruan një pozicion dominues në treg. Gjatë tremujorit të dytë, operatori publik trajtoi rreth 4.73 milionë objekte postare, pothuajse në të njëjtin nivel me tremujorin e parë, por 6% më pak se një vit më parë. Prej tyre, rreth 4.6 milionë ishin dërgesa brenda vendit dhe 126 mijë ndërkombëtare.

Sipas AKEP, pjesa e Postës Shqiptare në volumin e përgjithshëm të tregut postar ishte 71%, ndërsa për postën brenda vendit arrinte në 81%. Situata ndryshon ndjeshëm te dërgesat ndërkombëtare hyrëse, ku pjesa e Postës Shqiptare ishte vetëm 9%.

Ndërkohë, shërbimi universal postar arriti në 4.3 milionë objekte, me rënie 2% kundrejt tremujorit të parë dhe 10% në terma vjetorë. Rreth 97% e volumit të këtij shërbimi lidhej me postën brenda vendit dhe vetëm 3% me atë ndërkombëtare. Në total, shërbimi universal përfaqësonte rreth 65% të gjithë tregut postar.

Një dinamikë interesante shfaqet te shërbimet ekspres. Megjithëse volumi i përgjithshëm i shërbimeve postare jo-universale ishte 2.35 milionë objekte dhe ra me 24% në raport me një vit më parë, segmenti ekspres shënoi një rritje të fortë krahasuar me fillimin e vitit.

Në tremujorin e dytë u trajtuan rreth 1.88 milionë objekte ekspres, ose 21% më shumë se në tremujorin e parë të 2026, megjithëse volumi mbeti 15% më i ulët në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shërbimet ekspres tashmë përbëjnë rreth 80% të volumit të shërbimit postar jo-universal, nga 66% një tremujor më parë.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se tregu i operatorëve alternativë është orientuar pothuajse tërësisht drejt pakove postare, një zhvillim që lidhet edhe me ndryshimin e mënyrës së përdorimit të shërbimeve postare dhe rritjen e rëndësisë së transportit të mallrave.

Në tremujorin e dytë, operatorët e tjerë postarë trajtuan rreth 1.82 milionë pako, kundrejt vetëm 146 mijë letrave. Pakot përbënin kështu 93% të të gjitha objekteve postare të operatorëve të tjerë, nga 78% në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Nga pakot e trajtuara prej operatorëve alternativë, rreth 969 mijë ishin dërgesa brenda vendit, ndërsa afro 824 mijë pako erdhën nga jashtë Shqipërisë. Vetëm rreth 25 mijë pako u dërguan nga Shqipëria drejt tregjeve të huaja.

Në nivel operatorësh, të dhënat e AKEP tregojnë një diferencë të konsiderueshme mes Postës Shqiptare dhe pjesës tjetër të tregut. Pas Postës Shqiptare, volumin më të lartë në tremujorin e dytë e raportoi Albanian Delivery Express, me rreth 544 mijë objekte postare, e ndjekur nga ADEX me 245 mijë, United Transport me rreth 244 mijë dhe BIPEX me afro 209 mijë.

Raportimi i AKEP nuk përfshin megjithatë të gjithë subjektet me detyrim raportimi. Nga 32 operatorë në regjistër, 29 raportuan të dhëna statistikore për tremujorin e dytë 2026./ ekofin.al

Previous Post

Rikthehet saga e hakmarrjes, Viktor Bardhi u ekzekutua tre vite pasi i vranë vëllain

Next Post

Breshëri plumbash drejt makinës/ PAMJET e automjetit ku u gjet i vrarë Viktor Bardhi

Next Post
Breshëri plumbash drejt makinës/ PAMJET e automjetit ku u gjet i vrarë Viktor Bardhi

Breshëri plumbash drejt makinës/ PAMJET e automjetit ku u gjet i vrarë Viktor Bardhi

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarm nga organizata europiane për sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri

Alarm nga organizata europiane për sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri

October 19, 2026
Bilanci i protestave në Tiranë, 36 të lënduar morën ndihmë mjekësore, 14 vijojnë të jenë të shtruar në spital

Bilanci i protestave në Tiranë, 36 të lënduar morën ndihmë mjekësore, 14 vijojnë të jenë të shtruar në spital

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al