Nga qelia e burgut, Erion Veliaj ka vijuar me spastrimin e administratës së Bashkisë së Tiranës.
Së fundmi, kryebashkiaku i burgosur, ka firmosur shkarkimin nga detyra të nënkryetarit të Bashkisë Blendi Sulaj.
Disa ditë më parë, Veliaj i hoqi delegimin e kompetencave të kryebashkiakut Anuela Ristanit. Në vendimin e marrë, Veliaj argumentonte se Ristani kishte shkelur urdhrat e tij.
Një ditë më parë, Eldi Hoxha dha dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë. Me firmën e Veliajt, vendin e tij e zuri Alban Dokushi.







