Thursday, August 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga tenderat te pastrimi i parave, SPAK zbardh akuzat ndaj Ergys Agasit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Nga tenderat te pastrimi i parave, SPAK zbardh akuzat ndaj Ergys Agasit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka zbardhur detajet e arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi, i cili ishte shpallur në kërkim prej dhjetorit të vitit 2025.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, Agasi u arrestua pas një operacioni të zhvilluar nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Biznesmeni u lokalizua dhe u prangos në autostradë, në hyrje të Durrësit, në zonën e Plepave. Në momentin e arrestimit, ai shoqërohej nga Uljan Shpataraku, ish-punonjës policie, i cili u arrestua në flagrancë për “Përkrahjen e autorit të krimit”, sipas nenit 302/2 të Kodit Penal.

Agasi ka qenë në kërkim për më shumë se tetë muaj, deri në momentin e arrestimit dhe në dosjen e SPAK, biznesmeni dyshohet për një sërë veprash penale që lidhen me tenderat publikë, korrupsionin, pastrimin e parave dhe aktivitetin e një grupi të strukturuar kriminal.

Mes akuzave të ngritura ndaj tij janë konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqja e paligjshme e lirisë, shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, pastrimi i produkteve të veprës penale, si dhe krijimi dhe pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal.

Njoftimi i SPAK:

Pas një pune disa javore në bashkëpunim të ngushtë me strukturat operacionale të specializuara të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, sot më datë 26.8.2026, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Ergys Agasi, në hyrjen jugore qytetit të Durrësit, në zonën e Plepave, në autostradë. Në momentin e arrestimit ky shtetas shoqërohej nga shtetasi, U. Sh, ish punonjës policie, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” e parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon hetimet për procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025,  për të cilin, më datë 05.12.2025, ka regjistruar edhe emrin e shtetasit Ergys Agasi.

Ky shtetas po hetohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë i K. Penal.

Ndaj personit nën hetim dhe konkretisht shtetasit Ergys Agasi, me vendimin nr. 125 datë 15.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Pare Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale. Vendimi i gjykatës është dërguar menjëherë për tu ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit me shkresën nr. 43104 prot, dt.17.12.2025.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për kryerjen me sukses të operacionit

Previous Post

Me pantollona të shkurta, momenti kur Ergys Agasi mbërrin në Policinë e Tiranës/ VIDEO

Next Post

Ergys Agasi u transferua në mesnatë në Bllokun e Sigurisë te ‘Mine Peza’

Next Post
Ergys Agasi u transferua në mesnatë në Bllokun e Sigurisë te ‘Mine Peza’

Ergys Agasi u transferua në mesnatë në Bllokun e Sigurisë te 'Mine Peza'

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata
AKTUALITET

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata

by Redaktor Redaktor
August 22, 2026
0

Top Channel ka zbardhur dosjen e prokurorisë së Sarandës, lidhur me krimin e rëndë ndodhur pak ditë më parë në...

Read moreDetails
Moderatori i njohur njofton largimin nga Vizion Plus, çfarë po ndodh?!

Moderatori i njohur njofton largimin nga Vizion Plus, çfarë po ndodh?!

August 21, 2026
Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë

Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë

August 24, 2026

Ethet e verës në PS: A do të shkarkohen 6 ministra?

August 21, 2026
Bekim Bulica: nga tentativat për vrasje te pastrimi i parave në zemër të Ksamilit

Bekim Bulica: nga tentativat për vrasje te pastrimi i parave në zemër të Ksamilit

June 20, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arrestohet Ergys Agasi

Çfarë fshihet në celularët e sekuestruar të Agasit?

August 27, 2026
Publikimi i fotove te Ergys Agasit pas arrestimit, AMP nën hetim Policinë e Tiranës

Publikimi i fotove te Ergys Agasit pas arrestimit, AMP nën hetim Policinë e Tiranës

August 27, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al