Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka reagur per përfundimin me sukses të riatdhesimit të pesë shtetasve shqiptarë, dy gra dhe tre fëmijë, nga ish-zonat e konfliktit në Siri dhe Irak.
Balla ka shprehur mirënjohjen për Task Forcën, strukturat shtetërore dhe partnerët strategjikë që kanë kontribuar në realizimin e këtij procesi.
“Ka përfunduar me sukses riatdhesimi i pesë shtetasve shqiptarë, dy gra dhe tre fëmijë, nga ish-zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Mirënjohje Task Forcës, strukturave shtetërore dhe partnerëve strategjikë që mundësuan kthimin e tyre në Shqipëri”, shkruan Balla.
Ai ka falënderuar gjithashtu familjarët e shtetasve të riatdhesuar, të cilët, sipas tij, kanë kontribuar në këtë proces dhe kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet.
Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak është pjesë e proceseve të ndërmarra nga institucionet shqiptare për kthimin e personave që kanë mbetur në këto zona.







