Është publikuar foto e çiftit të sapomartuar që ndërruan jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.
Kleo Vrioni, Sara Brugentelli dhe 3 të tjerë ishin duke u kthyer nga një lokal nate kur i riu 25-vjeçar humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një bordurë betoni.
Sipas burimeve, të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate në zonën e Maminasit, ndërsa paraprakisht dyshohet se automjeti po lëvizte me shpejtësi.
Ndërkohë, nga aksidenti viktimë mbeti edhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç ndërsa u plagosën Rejsi Vrijoni, 25 vjeç dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç.
Ky i fundit, sipas informacionit të policisë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore








