Sokrat Vata, 29-vjeçari i arrestuar për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, është marrë në pyetje nga grupi hetimor lidhur me rrethanat e krimit të rëndë, por ka zgjedhur të mos japë asnjë deklarim para hetuesve.
Në prani të përkthyesve, ata kanë deklaruar se ishin klientë të përhershëm në lokalin “Principotes” dhe se e paguanin 29-vjeçarin si bodigard e shoqërues personal.
Ata kanë sqaruar se e kishin marrë Vatën në automjet thjesht për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin krijuar me të.
Hetuesit kanë pyetur gjithashtu miqtë e viktimës, të cilët kanë sqaruar dinamikën e ngjarjes.
Sipas dëshmive të tyre sherri dyshohet të ketë nisur fillimisht pas ngacmimit të një vajze brenda ambientit të lokalit.
Në konflikt u përfshinë shumë persona që po përlesheshin me njëri-tjetrin, situatë ku ndërhynë edhe rojet e sigurisë.








