Thursday, November 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zelensky tha se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën, Rama bën diplomatin: Liria nuk është marrëdhënie shkëmbimi

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Zelensky tha se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën, Rama bën diplomatin: Liria nuk është marrëdhënie shkëmbimi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deklarata e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën ka shkaktuar reagime të forta në Tiranë dhe Prishtinë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mbajë një qëndrim disi më diplomatik.

Në një reagim të gjatë, Rama e quan Zelenskyn “mik të dashur” dhe, në vend që të ndalet te qëndrimi i Ukrainës ndaj Kosovës, fokusohet te ata që, sipas tij, kërkojnë të “ndëshkojnë” Ukrainën.

Sipas Ramës, Shqipëria mund të mbështesë Ukrainën në luftën e saj dhe njëkohësisht të kundërshtojë qëndrimin e Kievit për Kosovën. Për të, këto dy qëndrime nuk përjashtojnë njëri-tjetrin.

REAGIMI:

Miku im i dashur Volodymyr Zelensky ishte në Beograd dhe tha se Ukraina nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Brenda një ore, nacionalistët folklorikë më të zhurmshëm në Tiranë dhe Prishtinë kishin nxjerrë tashmë kalkulatorin gjeopolitik: ndoshta duhet ta ndëshkojmë Ukrainën, të mos brohorasim më për lirinë dhe të mos vajtojmë më për ata që bombardohen. Më të pamaturit mes tyre na sulmuan edhe ne pse nuk hoqëm dorë nga Ukraina. Disa madje brohoritën për Rusinë!

Çfarë turpi të humbasësh nga sytë të vërtetën e thjeshtë se liria nuk është një marrëdhënie shkëmbimi.

Të qëndrosh kundër një lufte agresioni dhe në mbështetje të një paqeje të drejtë nuk është një faturë që e gris kur viktima e një agresioni barbar të zhgënjen. Nuk është një nder që shkëmbehet me një nder, por është ajo që ti je dhe ajo për të cilën qëndron në këtë botë të trazuar. Dhe, për fat të mirë, Shqipëria nuk është një njeri i vogël që bën hesapet se kush i detyrohet kujt, por Europa e Ballkanit, që tregon rrugën përmes besimit të saj te liria, demokracia dhe paqja, si dhe përmes forcës së shembullit të saj.

Ukraina mund të jetë, dhe po, është, gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme, dhe të luftosh për këtë të drejtë do të thotë të luftosh edhe për Europën, edhe për veten tonë. Këto të vërteta mund të qëndrojnë fare mirë në të njëjtën fjali. Shqipëria është mjaftueshëm e pjekur për t’i mbajtur të dyja dhe do t’i mbajë të dyja.

Prandaj, po: UKRAINË E LIRË. Sot, nesër dhe gjithmonë.

Tags: edi ramaKosovezelensky
Previous Post

Nuk u ndje mirë gjatë pushimeve, ndahet nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës

Next Post

Makina përfundon në kanalin kullues në Poliçan, plagosen 3 anëtarë të së njëjtës familje

Next Post
Makina përfundon në kanalin kullues në Poliçan, plagosen 3 anëtarë të së njëjtës familje

Makina përfundon në kanalin kullues në Poliçan, plagosen 3 anëtarë të së njëjtës familje

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi
KRYESORE

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi

by Pali
November 12, 2026
0

Kombëtarja ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën...

Read moreDetails
Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

November 17, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

February 27, 2026
Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

November 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mbi 10 mld euro, mazhoranca voton pas mesnate projektbuxhetin e vitit të ardhshëm

Mbi 10 mld euro, mazhoranca voton pas mesnate projektbuxhetin e vitit të ardhshëm

November 19, 2026
Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

November 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al