Ka marrë përmasa të mëdha zjarri në Priskë të Madhe në Tiranë. Flakët kanë përparuar në sipërfaqe më të mëdha, duke djegur një banesë.
Si pasojë e zjarrit, ka dëme të konsiderueshme në bimësi e ullishte. Deri tani tre familje janë vakuar, ndërsa dhjetëra bagëti kanë mbetur të bllokuara në zonat pyjore të përfshira nga flakët me dyshimin se një pjesë e tyre mund të kenë ngordhur.
Operacioni i shuarjes po vijon me ndërhyrje masive nga toka dhe ajri, ku dy helikopterë po furnizohen me ujë në Liqeni e Farkës për të goditur vatrat kryesore.








