Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, lidhur me rëndësinë e sigurisë kombëtare.
Në mesazhin e tij, Rubio thekson se aftësia e një vendi për të prodhuar vetë mallra dhe shërbime të rëndësishme, për të kontrolluar kufijtë dhe për të garantuar burimet jetike, lidhet drejtpërdrejt me aftësinë e tij për të mbrojtur qytetarët dhe interesat kombëtare.
“Një vend që nuk është në gjendje të ndërtojë anije, të prodhojë ilaçe, të kontrollojë imigracionin ose të sigurojë qasje në burimet jetike, nuk mund të mbrojë popullin e tij, nuk mund të mbrojë interesat e tij dhe nuk mund të mbrojë mënyrën e tij të jetesës”, shprehet Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.









