Monday, August 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shoferi i “Green Line” vrau të moshuarin! Çausholli e fshehu duke u dhënë lekë policëve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Uncategorized
0
Shoferi i “Green Line” vrau të moshuarin! Çausholli e fshehu duke u dhënë lekë policëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter
Një i afërm i Jorgji D., 78-vjeçarit që humbi jetën më 4 gusht pasi u përplas nga një autobus i linjës “Astir-Qendër”, ka reaguar përmes JOQ Albania, duke kërkuar që ngjarja të hetohet në çdo detaj. Ai ngre dyshime mbi gjendjen e shoferit Agim M., 62 vjeç, duke pretenduar se në vendngjarje është folur se drejtuesi i autobusit ka qenë i dehur.
Kjo deklaratë bie ndesh me të dhënat zyrtare të hetimit, sipas të cilave alkooltesti i shoferit ka rezultuar 0.00 mg/l. I afërmi ngre gjithashtu pikëpyetje për shpejtësinë e mjetit dhe thotë se ekspertiza e ka nxjerrë autobusin me 52 km/h, shpejtësi që, sipas tij, nuk përputhet me forcën e përplasjes dhe faktin që viktima është hedhur mbi 10 metra larg.
Familjari pretendon se autobusi kishte fushëpamje të plotë dhe se Jorgji D., të cilin e përshkruan si “qytetar të nderuar, intelektual, ish-oficer dhe shkrimtar”, po kalonte në një zonë ku vijat e bardha ishin të dukshme. Ai thotë se nga pamjet e vendit të ngjarjes krijohet përshtypja se autobusi kishte lëvizur me shpejtësi të lartë dhe se kishte kaluar disa semaforë. Për më tepër, ai shprehet i revoltuar për faktin që, sipas tij, familja nuk është kontaktuar nga të afërmit e shoferit për të “rregulluar marrëdhëniet”, ndryshe nga sa është pretenduar gjatë seancës gjyqësore. Në materialin e siguruar më herët, shoferi Agim M. ka deklaruar se ishte i punësuar nga kompania “Green Line”, në pronësi të Nadir Çaushollit, dhe se autobusin e kishte marrë nga parku i mjeteve në Prush për të nisur shërbimin drejt qendrës.
Ai ngre gjithashtu akuza të tjera ndaj kompanisë dhe pronarit Nadir Çausholli, duke pretenduar se drejtues të tjerë të autobusëve konsumojnë alkool para nisjes në shërbim dhe se kjo mund të përbëjë rrezik për qytetarët. Këto janë pretendime të të afërmit të viktimës dhe nuk përbëjnë fakte të provuara. Ndërkohë, ndaj shoferit Agim M. është vendosur masa “arrest në burg” për dyshimin e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Denoncimi i të afërmit të viktimës:

Përshëndetje! Jam një i afërm i Jorgji D., 78-vjeçarit që humbi jetën më 4 gusht pasi u përplas nga një autobus i linjës “Green Line Astir-Qendër”. Ka dyshime që shoferi ka qenë i dehur. Familjarët nuk kanë ardhur kurrë që të rregullojnë marrëdhëniet.

Në këtë vend, një mizë shtypet dhe del kudo nëpër portale. Si ka mundësi që kjo linjë autobusësh mori jetën e një qytetari të nderuar, një intelektuali, një ish-oficeri, një shkrimtari që ka bërë shumë për këtë vend dhe asnjë media, asnjë lajm, asnjë portal nuk shkroi për gati një javë?

Ju lutem, duhet bërë problematik ky rast. Ai shofer mund të hipë përsëri në ato autobusë. Shoferë të tjerë pijanecë janë në ato autobusë dhe mund të marrin jetë të tjera. Zoti Nadir i mbulon këto skandale sepse ka lekë, por leku nuk është gjithçka. Një ditë do t’i kthehet aty ku i dhemb zotit Nadir

Aksidenti ka qenë fatal. Ekspertiza e ka nxjerrë autobusin me 52 km/h, gjë që është shumë pak, sepse autobusi e ka hedhur viktimën mbi 10 metra nga goditja. Gjithashtu, autobusi ka pasur fushëpamje, çdo gjë e qartë. Viktima ka qenë shumë i kujdesshëm, thjesht autobusi ka qenë shumë shpejt.

Autobusi është nisur nga Pallati me Shigjeta në drejtim të 21 Dhjetorit me shpejtësi skëterre. Nuk ka shanse të ketë qenë 52 km/h.

Thuhet nga vendi i ngjarjes se shoferi ka qenë i dehur. OBGJ-ja dhe Rrugorja janë ngopur me lekët e zotit Nadir dhe e kanë shkruar 0.00 alkoolin. Çdo shofer i asaj linje nuk hipën në autobus pa një dopio raki në parkun ku marrin autobusët. Mund të shkoni aty çdo mëngjes dhe t’i shikoni në një lokal ngjitur me parkun, ku pinë dhe më pas hipin në ato autobusë për të marrë jetë njerëzish dhe jo për t’u shërbyer njerëzve.

Ka qenë ora 6 e mëngjesit. Janë kujdesur që vendi të pastrohet shumë shpejt.

Ne kemi marrë vesh për ngjarjen kur telefoni është hapur nga një infermiere, e cila na ka thënë se viktima ishte rëndë në spital.

Siç e shikoni edhe nga fotot, autobusi ka kaluar me shpejtësi skëterre disa semaforë.

Dy vija të bardha./JOQ

Tags: Green LineNadir Çausholliurban
Previous Post

Celulari, alkooli dhe shpejtësia/ Ashpërsohet Kodi Rrugor, ja masat e reja

Next Post

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij

Next Post
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij

Shqipëria shpall “non grata” politikanin maqedonas dhe teologun Bekir Halimin
AKTUALITET

Shqipëria shpall “non grata” politikanin maqedonas dhe teologun Bekir Halimin

by Redaktor Redaktor
August 4, 2026
0

Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët sipas autoriteteve shqiptare disponojnë të...

Read moreDetails
Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

July 22, 2026
Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve

Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve

August 4, 2026
Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

August 6, 2026
Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama nuk ndryshon axhendë, shfaqet me skaf në Dhërmi

Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama nuk ndryshon axhendë, shfaqet me skaf në Dhërmi

August 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërkoi të merrte pjesë në varrimin e nënës, Ardian Çapjas i refuzohet kërkesa

Kërkoi të merrte pjesë në varrimin e nënës, Ardian Çapjas i refuzohet kërkesa

August 10, 2026
Kostoja e jetesës/ Inflacioni arrin 3.4%, niveli më i lartë që nga janari 2024

Kostoja e jetesës/ Inflacioni arrin 3.4%, niveli më i lartë që nga janari 2024

August 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al