Thursday, August 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kujtim Llupa, zyrtarisht pronar i Elbasanit. Historia nga ankandi i dyshimtë i Llatjas tek kompania anonime

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Kujtim Llupa, zyrtarisht pronar i Elbasanit. Historia nga ankandi i dyshimtë i Llatjas tek kompania anonime
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

Klubi i futbollit të Elbasanit kalon formalisht në pronësi të sipërmarrësit Kujtim Llupa. Shitja e realizuar pak ditë më parë është një rrjedhim logjik i raporteve shumë-vjeçare të Llupës me skuadrën, por që për arsye të paqarta pronësia e skuadrës ka kaluar në transaksione në dukje të panevojshme.

Kujtim Llupa luan praktikisht rolin e “Presidentit të ekipit” prej vitesh, megjithëse nuk ka rezultuar asnjëherë aksioner i tij.

Në vitin 2023, Bashkia e Elbasanit kaloi 70 përqind të aksioneve nëpërmjet një procedure ankandi tek një shoqëri e panjohur publikisht dhe pa asnjë lidhje të dukshme me sportin, “Blaed Trade”. Vlera e ankandit ishte 13 milionë lekë të reja.

Kompania fituese e ankandit ka pasur më herët ortak Arben Gjoshin, një personazh i lidhur me Kujtim Llupan në disa shoqëri të tjera, përfshirë “Premium Distribution”, “Intis Co” dhe “Sentinel Soft”. siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”.

Klubi i Elbasanit “tek i zoti”

Në 22 Korrik 2026, “Blaed Trade” shpk vendos të shesë të gjithë aksionet që zotëron tek “Akademia e Futbollit Elbasan”, në total 70 përqind.

Blerësi është shoqëria “TechConsult”, e themeluar në vitin 2024 dhe në pronësi të plotë të biznesmenit Kujtim Llupa.

Në foto: Sipërmarrësi Kujtim Llupa
Në foto: Sipërmarrësi Kujtim Llupa

Sipas akteve të lexuar nga “Boldnews.al”, rezulton se kontrata e shitjes është “me kusht”. Palët bien dakord që vlera e transaksionit është në shumën 16 milionë lekë të reja.

Blerësi, pra kompania “TechConsult” e Kujtim Llupas bie dakord që të paguajë shumën në dy këste- pagesa e parë, në shumën 12 milionë lekë të reja është vendosur të likujdohet Brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i kontratës.

Në foto: Kontrata e shitjes së 70 përqind të shoqërisë “Akademia e Futbollit Elbasan”
Në foto: Kontrata e shitjes së 70 përqind të shoqërisë “Akademia e Futbollit Elbasan”

Ndërsa kësti i dytë, në shumën 4 milionë lekë të reja, duhet paguar brenda 3 muajve. Vetëm pas konfirmimit të pagesës së dy kësteve, “TechConsult” e Kujtim Llupas shndërrohet zyrtarisht në aksioneren kryesore të “Akademisë së Futbollit Elbasan”.

Megjithatë, kontrata me kusht është dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe Kujtim Llupa rezulton tashmë edhe zyrtarisht si aksioner në klubin “verdhë e blu”.

Ankandi i dyshimtë i Llatjas

Ekipi, i krijuar në vitin 1929, ka qenë për shumë kohë në pronësi të Bashkisë së Elbasanit. Në vitin 2021, pushteti lokal e shndërroi skuadrën në Shoqëri Aksionere, me emrin “AF Elbasani”.

Në vitin 2023, Bashkia organizoi një ankand për shitjen e 70 përqind të aksioneve të saj. Media e konsideroi këtë procedurë si një rutinë me fitues të (para) caktuar, duke përmendur emrin e biznesmenit Kujtim Llupa. Ai kishte kontribuuar edhe më herët për skuadrën dhe gjithçka dukej formale.

Por, në përfundim të procesit, ankandi u fitua nga pjesëmarrësi i vetëm në procedurë, “Blaed Trade”, një kompani nga Lezha që nuk dukej se kishte lidhje, as me sportin dhe as me Elbasanin.

Në foto: Rezultatet e ankandit të zhvilluar nga Bashkia Elbasan për aksionet e “AF Elbasan”
Në foto: Rezultatet e ankandit të zhvilluar nga Bashkia Elbasan për aksionet e “AF Elbasan”

Megjithatë, në një publikim të mëhershëm, “Boldnews.al” raportoi se, pavarësisht fituesit të ankandit, në ambjentet e skuadrës u shfaq si “pronar” biznesmeni Kujtim Llupa, i cili formalisht nuk ka asnjë raport me pronarët e rinj të “Af Elbasani”.

Gjithashtu, në atë raportim u ngritën pikëpyetje edhe mbi mënyrën se si u organizua ankandi nga kryebashkiaku Gledjan Llatja dhe, sidomos, vlera minimale fillestare e procedurës.

Previous Post

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, “Audi” përfundon në nënkalim

Neritan Nallbati shkarkohet nga Departamenti i Policisë Kriminale! Emërohet te Akademia e Sigurisë
AKTUALITET

Neritan Nallbati shkarkohet nga Departamenti i Policisë Kriminale! Emërohet te Akademia e Sigurisë

by Redaktor Redaktor
July 31, 2026
0

Neritan Nallbati është shkarkuar nga Departamenti i Policisë Kriminale. Shkarkimi i tij është bërë për shkak se i ka mbaruar...

Read moreDetails
Shqipëria shpall “non grata” politikanin maqedonas dhe teologun Bekir Halimin

Shqipëria shpall “non grata” politikanin maqedonas dhe teologun Bekir Halimin

August 4, 2026
Arrestohet në Elbasan Metin Mehja, i kërkuar nga SPAK për organizatë kriminale

Arrestohet në Elbasan Metin Mehja, i kërkuar nga SPAK për organizatë kriminale

August 2, 2026
Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve

Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve

August 4, 2026
Në Rrjollin e Bashkim Ulajt,aksionere rezulton mbesa e Sali Berishës vajza e deputetit Isuf Celaj

Në Rrjollin e Bashkim Ulajt,aksionere rezulton mbesa e Sali Berishës vajza e deputetit Isuf Celaj

August 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kujtim Llupa, zyrtarisht pronar i Elbasanit. Historia nga ankandi i dyshimtë i Llatjas tek kompania anonime

Kujtim Llupa, zyrtarisht pronar i Elbasanit. Historia nga ankandi i dyshimtë i Llatjas tek kompania anonime

August 6, 2026
Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, “Audi” përfundon në nënkalim

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, “Audi” përfundon në nënkalim

August 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al