Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka reaguar lidhur me humbjen e jetës së një shtetaseje gjermane në Palasë, pas lajmeve të publikuara në media.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 30 korrik 2026, rreth orës 11:45, kur Stacioni i Policisë Dhërmi është njoftuar nga Qendra Shëndetësore e Palasës se një 33-vjeçare me inicialet M. S. ishte dërguar për ndihmë mjekësore pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, shtetasja gjermane ka ndërruar jetë.
Nga veprimet paraprake hetimore, autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për vdekje natyrale, si pasojë e një arresti kardiak.
Policia bën me dije se ka kryer të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje, në bashkëpunim me grupin hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë. Materialet i janë referuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme.







