Aksident me pasojë vdekje në aksin Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtëmi.
Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Audi” ka përplasur një mjet tjetër i cili ka dalë më pas nga rruga.
Nga mjeti i përplasur ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari me inicialet O. P.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 01:00, në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. P., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C., 27 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi O. P.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi K. C., si dhe një pasagjer që udhëtonte në këtë automjet. Të dy po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.







