Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kallëzimi në Itali nuk mjafton/ SPAK nuk pranon largimin e Altin Dumanit nga çështja e Suel Çelës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Kallëzimi në Itali nuk mjafton/ SPAK nuk pranon largimin e Altin Dumanit nga çështja e Suel Çelës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Petrit Çelës, babait të Suel Çelës, për përjashtimin e prokurorit Altin Dumani nga çështja penale ku janë nën hetim familjarë të tij.

Kërkesa e Çelës ishte drejtuar ndaj drejtuesit të SPAK, Klodjan Braho, me argumentin se ndaj Dumanit ishte bërë një kallëzim penal në Itali për shpifje. Por pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit të paraqitur, Braho ka vendosur mospranimin e saj, duke e cilësuar të pambështetur në ligj dhe prova.

Sipas SPAK, Petrit Çela i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme më 20 maj dhe 18 qershor 2026, duke kërkuar largimin e Dumanit nga procedimi penal nr. 193/2023, ku të proceduar janë Marjus Lulaj dhe Mario Çela.

Çela e bazonte kërkesën te një kallëzim i depozituar në Prokurorinë e Veronës në Itali ndaj Dumanit për veprën penale të “shpifjes”, sipas Kodit Penal italian.

SPAK sqaron se procedimi në Itali lidhet me një kallëzim të bërë nga Petrit Çela, por Prokuroria e Veronës ka kërkuar arkivimin e çështjes, ndërsa vendimi përfundimtar pritet pas kundërshtimit të paraqitur nga kallëzuesi.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, lidhja e vetme e Dumanit me procedimin ndërkombëtar ka qenë vetëm nënshkrimi, në cilësinë e drejtuesit të SPAK, i dokumenteve institucionale për krijimin e një skuadre të përbashkët hetimore me autoritetet italiane.

Prokuroria e Posaçme sqaron edhe situatën në lidhje me padinë ndaj Dumanit në Itali. “Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Veronës, pas shqyrtimit të akteve, ka paraqitur më datë 21.04.2026 kërkesë për arkivim (richiesta di archiviazione) të procedimit penal, e depozituar më 14.05.2026. Ndaj kësaj kërkese, personi që ka paraqitur kallëzimin penal Petrit Çela ka paraqitur kundërshtim (opposizione) më 11.05.2026, çka ka çuar në caktimin e një seance gjyqësore pranë Seksionit GIP/GUP të Gjykatës së Veronës.

Nga aktet e administruara rezulton se, i vetmi element i identifikuar që lidh prokurorin Altin Dumani me bashkëpunimin ndërkombëtar në fjalë është nënshkrimi, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, i një shkrese institucionale, më datë 11.07.2024, si dhe i një Marrëveshjeje, më datë 26.08.2024, për krijimin e një Skuadre të Përbashkët Hetimore (JIT) mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Veronës, nismë e ardhur nga vetë autoritetet italiane në kuadër të procedimit penal nr. 10792/2023.

Prokurori Altin Dumani nuk ka qenë pjesë e grupit hetimor të procedimeve penale nr.10792/2023 (Itali) dhe nr.123/2024 (Prokurori e Posaçme), nuk ka kryer veprime hetimore, marrje në pyetje, sekuestrime apo kërkesë për sekuestrim, si dhe ka marrë dijeni për ekzistencën e procedimit penal në Itali vetëm në muajin maj 2026, pra pas paraqitjes së kërkesës për arkivim nga ana e Prokurorisë italiane”, thotë SPAK

Previous Post

Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama nuk ndryshon axhendë, shfaqet me skaf në Dhërmi

Next Post

Tenderi 15 mln euro për avionët e zjarrit/ Qeveria shpall fituese kompaninë e dënuar për korrupsion në BE

Next Post
Tenderi 15 mln euro për avionët e zjarrit/ Qeveria shpall fituese kompaninë e dënuar për korrupsion në BE

Tenderi 15 mln euro për avionët e zjarrit/ Qeveria shpall fituese kompaninë e dënuar për korrupsion në BE

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al