Saturday, September 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Altin Dumani hetohet për shpifje në Itali, gjykata e Veronës urdhëron hetime të reja

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Altin Dumani hetohet për shpifje në Itali, gjykata e Veronës urdhëron hetime të reja
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është paditur në Itali nga kompania Meral sh.p.k, në pronësi të familjes Cela, e cila e akuzon për shpifje dhe kallëzim të rremë, pas sekuestrimit të disa pasurive me vlerë rreth 4 milionë euro në Verona.

Sipas medias italiane, ngjarja daton në korrik të vitit 2025, kur një hetim i përbashkët mes Prokurorisë së Tiranës dhe Gardës së Financës italiane çoi në sekuestrimin e një godine në Verona me rreth 30 dyqane dhe zyra, si edhe të një kompleksi tjetër në Nogarole Rocca në Verona.

Sipas informacionit të përcjellë nga SPAK, këto pasuri ishin blerë nga kompania Meral sh.p.k me para të ardhura nga veprimtari kriminale, konkretisht nga trafiku i kokainës.

Megjithatë, vetëm një muaj më vonë, më 4 gusht 2025, gjyqtarja italiane Paola Vacca anuloi vendimin për sekuestrimin dhe urdhëroi kthimin e të gjitha pasurive te pronarët. Sipas vendimit të saj, dokumentacioni i paraqitur nga avokatët e familjes Cela provonte se çdo euro ishte fituar në mënyrë të ligjshme përmes aktiviteteve tregtare dhe më pas ishte investuar ligjërisht.

Gjykata konstatoi gjithashtu se asnjë anëtar i familjes Cela nuk kishte precedentë penalë. Sipas artikullit, në dokumentacion rezultonte se ata nuk kishin as dënime penale dhe as hetime që të kishin përfunduar me vendim fajësie. Madje, media italiane shkruan se vetë SPAK kishte pushuar më parë disa procedime ndaj tyre në Shqipëri.

Pavarësisht se familjes Cela u rikthyen pasuritë e sekuestruara, dëmet për kompaninë, sipas përfaqësuesve të saj, ishin të konsiderueshme. Llogaritë bankare u bllokuan, kreditë u ndërprenë dhe aktiviteti ekonomik u paralizua. Edhe marrëdhëniet me bankat u ndërprenë, ndërsa zyrat e kompanisë mbetën pa mirëmbajtje, duke sjellë probleme me qiramarrësit.

Pas këtyre zhvillimeve, përfaqësuesi ligjor i Meral sh.p.k vendosi të padisë në Itali kreun e ish-kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, duke pretenduar se informacioni i përcjellë autoriteteve italiane ishte i pavërtetë dhe se i kishte shkaktuar kompanisë dëme të mëdha ekonomike dhe në reputacion.

Prokuroria e Veronës kërkoi që padia të pushohej, por gjyqtari Enrico Zuccon nuk e pranoi këtë kërkesë në këtë fazë. Ai vendosi t’i japë prokurorisë edhe dy muaj kohë për të kryer hetime shtesë.

Sipas vendimit të gjykatës, autoritetet italiane duhet të sigurojnë të gjithë dokumentacionin e dërguar nga Tirana dhe të verifikojnë nëse Prokuroria shqiptare kishte dijeni për vendime të mëparshme të pushimit të hetimeve ose për vendime të tjera që binin ndesh me akuzat e dërguara në Itali. Gjithashtu, do të verifikohet nëse këto vendime u janë komunikuar autoriteteve italiane ose janë përfshirë në dokumentacionin zyrtar.

 

Media italiane shkruan se avokatët e familjes Cela kanë dorëzuar edhe certifikata të gjendjes gjyqësore, të përkthyera zyrtarisht, nga të cilat rezulton se anëtarët e familjes nuk kanë dënime penale. Ata kanë depozituar gjithashtu vendime të Prokurorisë shqiptare që, sipas tyre, provojnë se hetimet e mëparshme ndaj familjes janë pushuar.

 

Nga ana tjetër, mbrojtja e Altin Dumanit ka kërkuar mbylljen e çështjes, duke argumentuar se padia është ngritur vetëm për ta bërë prokurorin shqiptar të papajtueshëm me hetimet e rëndësishme që ai po drejton ndaj grupeve të krimit të organizuar.

 

Në përfundim, gjykata italiane nuk pranoi as kërkesën e Prokurorisë së Veronës dhe as kërkesën e mbrojtjes së Altin Dumanit për pushimin e çështjes. Gjyqtari Enrico Zuccon urdhëroi vazhdimin e hetimeve, duke i lënë Prokurorisë edhe dy muaj kohë për të kryer verifikime shtesë mbi dokumentacionin e dërguar nga autoritetet shqiptare. Pas përfundimit të këtyre hetimeve, gjykata do të vendosë nëse procedimi ndaj Altin Dumanit do të vijojë më tej apo do të pushohet./Timoni.al

Burimi lajmit: https://www.larena.it/territorio-veronese/citta/case-comprate-con-soldi-della-droga-la-srl-denuncia-il-procuratore-di-tirana-1.13088193

Tags: Altin DumanigjyqMeral sh.p.kshpifje
Previous Post

Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel

Next Post

“Fundoset” euro, shënon kursin më të ulët të të gjitha kohërave

Next Post
“Fundoset” euro, shënon kursin më të ulët të të gjitha kohërave

"Fundoset" euro, shënon kursin më të ulët të të gjitha kohërave

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Autoritetet ruse pretendojnë për sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve parlamentare

Autoritetet ruse pretendojnë për sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve parlamentare

September 19, 2026
Kritikat nga Brukseli/ Rama zotohet nga Amerika: Në 2030-tën Shqipëria në BE!

Kritikat nga Brukseli/ Rama zotohet nga Amerika: Në 2030-tën Shqipëria në BE!

September 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al