Sunday, September 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në fillim, mes pasurive që iu gjetën kartelit të AKSHI-t ra në sy kompleksi i Ergys Egasit me vila dhe pishina në periferi të Tiranës. Pastaj habiti lajmi për shishet e verës që shkonin thuajse 3 milion euro, por që u zhdukën nën hundën e policisë.

Më vonë doli një jaht, një milion eurosh i quajtur “Skyfall” i Ermal Beqirit, bashkë me vilat në komplekset ekskluzive, apartamentet, llogaritë bankare, makinat luksoze. Këtë javë, shqiptarët mësuan që me paratë e tyre ishte blerë edhe një avion privat me të cilin u arrestua Beqiri një javë më parë në Francë. Por thesi me paratë e vjedhura të taksave paska qenë shumë më i thellë.

Prokurorët e SPAK njoftuan për herë të parë se autoritetet franceze kishin identifikuar një pasuri tjetër të luksit në departamentin Oise, në Francë, as më shumë e as më pak, por një kështjellë rreth një orë larg Parisit.

Në njoftim thuhet se u zbuluan “llogari bankare me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente, u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milionë euro, mjete motorike etj”.

Një verifikim i Lapsi.al në dokumentet dhe burimet publike franceze identifikon si pronën që përputhet me përshkrimin e SPAK-ut Château d’Auteuil, një rezidencë historike në komunën Berneuil-en-Bray, në departamentin Oise.

Përputhja mbështetet në tre fakte, 1) në vendndodhjen e pronës, 2) në vlerën e transaksionit të shitjes dy vite më parë dhe 3) në një element tjetër shumë domethënës: në faqen zyrtare të kësaj kështjelle, te rubrika “Mentions légales”, si botues i faqes figuron emri “ermal beqiri”, me adresën e vetë Château d’Auteuil në Berneuil-en-Bray.

Në faqen më lart, duket që Ermal Beqiri, edhe pse dispononte miliona euro që i kishte siguruar nëpërmjet tenderave të AKSHI-t me Ergys Agasin, është kujdesur personalisht të shënojë emrin e tij në projektimin e faqes së internetit të kështjellës, për të cilën autoritetet franceze thonë se është në pronësi të tij.

Transaksioni prej 2.612.200 eurosh

Databazat franceze të transaksioneve të pasurive të paluajtshme regjistrojnë se më 30 dhjetor 2024 Château d’Auteuil u shit për 2.612.200 euro.

Shifra përputhet pothuajse në mënyrë identike me atë që përmend SPAK në njoftimin e tij, ku flitet për “blerjen e një kështjelle në departamentin Oise rreth 2.6 milionë euro”.

Më parë, në vitin 2003, ndërtesa u ble nga Pol Thomas de La Pintière dhe Sabine Darondeau, të cilët investuan rreth një milion euro për restaurimin e saj duke e kthyer në një strukturë pritjeje me dhoma për turistë, dasma dhe evente private.

Edhe më herët, kishte qenë në pronësi të biznesmenes franko-libaneze Mouna Ayoub, një prej figurave më të njohura të jet-set-it francez.

Një monument historik francez

Château d’Auteuil ndodhet në Berneuil-en-Bray, rreth një orë larg Parisit dhe pranë aeroportit Beauvais.

Sipas të dhënave historike franceze, pjesët më të vjetra të saj datojnë nga fundi i shekullit XVI, ndërsa ndërtesa mori pamjen aktuale gjatë shekullit XIX.

Rezidenca është ndërtuar në stilin Louis XIII, me fasada karakteristike prej tullash të kuqe dhe çati prej pllakash të holla guri natyror. Ajo është e rrethuar nga hendeqe dhe parku përreth, ndërsa fasadat dhe çatitë janë të mbrojtura si monument historik nga shteti francez.

Historia e saj shtrihet në më shumë se katër shekuj. Kështjella e parë u shkatërrua në fund të shekullit XVI, por u rindërtua mbi të njëjtat themele dhe mori pamjen aktuale.

Në faqen zyrtare thuhet se restaurimi i saj vazhdon prej më shumë se dy dekadash.

“Që nga viti 2003, 70 për qind e 35 ambienteve janë restauruar duke respektuar historinë dhe duke shtuar komoditetin e ditëve të sotme”, ndërsa autorët e prezantimit shtojnë se kështjella “bëhet çdo ditë e më e bukur”.  

Në një tjetër përshkrim në faqen e internetit theksohet se të gjitha të ardhurat nga aktiviteti turistik “riinvestohen tërësisht në restaurimin e kështjellës”, duke e paraqitur objektin jo vetëm si një rezidencë private, por edhe si një projekt për ruajtjen e trashëgimisë historike franceze.

Me pak fjalë, deri tani kështjella është ruajtur si një monument historik që ka mbijetuar luftërave, revolucioneve dhe katër shekujve histori franceze. Pikërisht një pronë e tillë shfaqet sot në dosjen shqiptare të AKSHI-t.

Ermal Beqiri dhe tenderat e AKSHI-t 

Ermal Beqiri është një nga personat e shpallur në kërkim nga SPAK për skemën e grabitjes së tenderave të AKSHI-t, bashkë me Ergys Agasin, mikun e ngushtë të kryeministrit Edi Rama. Të dy, Beqiri dhe Agasi, kontrollonin një institucion që qarkulloi qindra miliona euro nëpërmjet bashkëpunimit me drejtoreshën, Mirlinda Karçanaj, e emëruar aty direkt nga kryeministri Rama, pas një bashkëpunimi të vjetër që kishin pasur, që në bashkinë e Tiranës.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ermal Beqiri po hetohet për një sërë veprash të rënda penale, mes tyre: grup i strukturuar kriminal; pastrim parash; korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; shkelje e barazisë në tendera; konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës; heqje e paligjshme e lirisë.

Ndaj tij ishte caktuar masa “arrest në burg” që në dhjetor 2025, ndërsa më pas u shpall në kërkim ndërkombëtar me Red Notice të Interpolit.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, policia gjyqësore franceze ka identifikuar jo vetëm vendndodhjen e tij, por edhe një seri asetesh financiare dhe pasurish të paluajtshme në Francë.

Arrestimi ndodhi më 24 korrik 2026, pasi Beqiri hyri me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly, në Normandi, dhe u detyrua të ulej në aerodromin e Albert-it.

Gjykata franceze vendosi ta mbajë në paraburgim për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, autoritetet franceze kryen kontrolle në ambientet e lidhura me të dhe sekuestruan materiale që, sipas SPAK-ut, “vlerësohen me interes për procedimin penal”. Ndërkohë, hetimet financiare vijojnë për sekuestrimin e pasurive të identifikuara në territorin francez. /Lapsi.al

Tags: .Ermal Beqiri
Previous Post

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

Next Post

Arrestohet në Elbasan Metin Mehja, i kërkuar nga SPAK për organizatë kriminale

Next Post
Arrestohet në Elbasan Metin Mehja, i kërkuar nga SPAK për organizatë kriminale

Arrestohet në Elbasan Metin Mehja, i kërkuar nga SPAK për organizatë kriminale

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

September 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Autoritetet ruse pretendojnë për sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve parlamentare

Autoritetet ruse pretendojnë për sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve parlamentare

September 19, 2026
Kritikat nga Brukseli/ Rama zotohet nga Amerika: Në 2030-tën Shqipëria në BE!

Kritikat nga Brukseli/ Rama zotohet nga Amerika: Në 2030-tën Shqipëria në BE!

September 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al