Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kur toka ulëret me të vrarë, Rama e Parlamenti heshti

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Kur toka ulëret me të vrarë, Rama e Parlamenti heshti
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

*Nga Luçiano Boçi*

Njëzeteshtatë vjet pas luftës, toka e Kosovës vazhdon të flasë.
Ato që u zbuluan në Zubin Potok nuk ishin thjesht mbetje mortore.
Ishin 23 histori jete të ndërprera dhunshëm, 23 familje që jetuan për gati tri dekada mes shpresës dhe ankthit, 23 dëshmi të një politike spastrimi etnik që synoi jo vetëm zhdukjen e njerëzve, por edhe fshehjen e gjurmëve të krimit.

Ishin mjekë, profesorë, aktivistë të të drejtave të njeriut. Nuk ishin ushtarë në front, por përfaqësues të dijes dhe jetës publike të një shoqërie.
Sot, eshtrat e tyre rikthehen si kujtesë e pakundërshtueshme e asaj që ka ndodhur dhe si thirrje për drejtësi që ende mungon.

Ndërkohë që varre masive vazhdojnë të zbulohen, në Beograd ende dëgjohen deklarata që jo vetëm nuk shprehin pendesë, por në disa raste e justifikojnë ose e relativizojnë dhunën e së kaluarës e shkojnë akoma më larg se kaq. Deri në kërcënime.

Kjo qasje nuk mbetet vetëm në nivel retorik.
Ajo e vështirëson përballjen e sinqertë me përgjegjësinë historike dhe pengon të vërtetën.

Debati mbi mënyrën se si institucionet politike në rajon dhe më gjerë e trajtojnë këtë trashëgimi mbetet i hapur.

Por ajo që kërcet më shumë në të gjithë këtë armosferë është ajo që ndodh në Tiranë.
Dhe më ulëritës është reagimi i Ramës, pjesës së majtë të Parlamentit e PS-së, të cilët kanë muaj mos vite që refuzojnë të mbështesin një projektrezolutë të prozuar nga PD (Tritan Shehu) për genocidin serb dhe dënimin e krimeve të luftës në Kosovë.
Ndërsa deklaratat genocidiste që lëshohen sot nga zyrtarë serbë përfshi dhe Vuçiç kundërshtohen krejtësisht zbehtë nga Rama e enturazhi politik i tij.

Në vend të një dakortësie të gjerë politike mbi dënimin e krimeve të së kaluarës, nga mazhoranca socialiste shpesh mbizotërojnë qasje procedurale dhe kalkulime politike të nxitura nga qasje antikombëtare dhe antishqiptare.

Kjo krijon një hendek të madh mes peshës së fakteve historike dhe reagimit institucional ndaj tyre, duke e lënë çështjen e genocidit të faktiar serb ende të papërmbyllur.

Në një kohë kur faktet vazhdojnë të dalin nga nëntoka, shmangia e qëndrimeve të qarta politike ndaj krimeve të dokumentuara e zgjat këtë boshllëk.

Historia nuk kërkon vetëm interpretim.
Ajo kërkon edhe përgjegjësi në mënyrën se si përballet publikisht.

Kjo nuk ka të bëjë me nxitje urrejtjeje por me dashurinë për të vërtetën historike.
Njëkohësisht ka të bëjë me ndarjen e qartë mes përgjegjësisë politike dhe identitetit kolektiv, mes krimit dhe shoqërive që përpiqen të përballen me të kaluarën e tyre.
Pa këtë dallim, edhe procesi i shërimit mbetet i mangët.

Çdo eshtër e identifikuar është një kujtesë se drejtësia ende nuk ka përfunduar punën e saj. Çdo varr masiv i zbuluar sfidon përpjekjet për relativizim të historisë.
Çdo familje që pret identifikimin e të afërmit të saj kërkon jo vetëm fjalë, por të vërtetë dhe përgjegjësi.
Çdo heshtje e Tiranës zyrtare apo refuzim mbajtjesh qëndrimesh të forta kombëtare lëkund konsistitucionin tonë kombëtar.

Ata që kundërshtojnë, ose nuk mbështesin dënime të qarta politike për këto krime përballen sot me një pyetje të thjeshtë.

Si mund të peshojë çdo argument politik më shumë se fakti i 23 jetëve të humbura në një varr të vetëm?
Çfarë kompromisi mund të justifikojë mungesën e një qëndrimi të qartë ndaj krimeve të dokumentuara?

Sepse toka nuk gënjen. Dokumentet nuk gënjejnë. Eshtrat nuk gënjejnë.

Janë njerëzit ata që zgjedhin të mbyllin sytë.
Më saktë është Rama me të tijtë që për interesa të ngushta politike janë gati të shkelin mbi gjakun e luftën e shqiptarëve kudo ku ato janë.

https://www.facebook.com/share/1BPuKe9VR4/?mibextid=wwXIfr

Tags: parlamentRama
Previous Post

Aksident në një minierë në Bulqizë, dyshohet për një viktimë

Next Post

Arrestimi i Ermal Beqirajt në Francë, SPAK njoftim zyrtar

Next Post
Arrestimi i Ermal Beqirajt në Francë, SPAK njoftim zyrtar

Arrestimi i Ermal Beqirajt në Francë, SPAK njoftim zyrtar

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al