Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët mbeten fuqimisht pro-perëndimorë dhe e shohin të ardhmen e vendit të lidhur me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, por në të njëjtën kohë shfaqin pakënaqësi të lartë për ekonominë, rritjen e çmimeve, funksionimin e demokracisë dhe mënyrën se si qeveriset vendi.

Kjo është tabloja që del nga sondazhi kombëtar i kryer nga Qendra për Vështrime në Hulumtimet e Sondazheve (CISR) e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), i zhvilluar me 1,200 qytetarë në periudhën 9 prill – 3 maj 2026.

Një prej gjetjeve më të forta të sondazhit është mbështetja masive për integrimin europian. 96% e shqiptarëve deklarojnë se do të votonin pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa 68% e identifikojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerin më të rëndësishëm politik të vendit.

Sipas drejtuesit të lartë të IRI për Europën dhe Euroazinë, Stephen Nix, shqiptarët “e shohin qartë të ardhmen e tyre përkrah partnerëve demokratikë në Perëndim”, duke nënvizuar mbështetjen e fortë për BE-në dhe marrëdhëniet me SHBA.

Por krahas orientimit të qartë euro-atlantik, sondazhi tregon një panoramë të fortë pakënaqësie për realitetin e brendshëm.

Çmimet dhe kostoja e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

Kur pyeten për problemin më të madh të vendit, shqiptarët nuk vendosin politikën e jashtme apo debatet politike në plan të parë. Shqetësimi kryesor është ai që preket çdo ditë në xhep.

67% e qytetarëve thonë se ekonomia, veçanërisht kostoja e lartë e jetesës dhe çmimet, është problemi më i madh i Shqipërisë.

Për 42% të të pyeturve kjo është çështja numër një, ndërsa 25% e rendisin si shqetësimin e dytë.

Pas ekonomisë vijnë dy plagë të tjera të shoqërisë shqiptare: papunësia me 35% dhe korrupsioni me 29%.

Sipas IRI, edhe pse protestat e fundit janë fokusuar te korrupsioni dhe çështjet mjedisore, pakënaqësia më e thellë lidhet me problemet që qytetarët i përjetojnë çdo ditë: çmimet e larta dhe ndjesinë se demokracia nuk po funksionon si duhet.

66%: Shqipëria qeveriset për disa grupe, jo për shumicën

Pakënaqësia nuk lidhet vetëm me ekonominë. Një pjesë e madhe e qytetarëve kanë edhe një perceptim negativ për mënyrën se si merret vendimmarrja.

66% e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria qeveriset në interes të disa grupeve të caktuara, jo të shumicës së njerëzve.

Vetëm 31% besojnë se qeverisja bëhet në interes të shumicës.

Krahasuar me vitin 2023, ky perceptim është përkeqësuar, duke u rritur nga 59% në 66%.

Të rinjtë shohin jashtë vendit të ardhmen

Një tjetër sinjal alarmi vjen nga emigrimi. Shqipëria vijon të përballet me një dëshirë të fortë për largim, veçanërisht te brezi i ri.

Sipas sondazhit, 56% e shqiptarëve do të largoheshin jashtë vendit për të punuar ose jetuar nëse do të kishin mundësi.

Por hendeku mes brezave është i madh.

Te të rinjtë 18-35 vjeç, dëshira për largim arrin nivele shumë të larta: 85% thonë se do të largoheshin ose e konsiderojnë këtë mundësi.

Vetëm një pakicë e vogël e të rinjve beson se e ardhmja e tyre është patjetër brenda vendit.

Emigrimi shihet si dështimi më i madh i qeverisë

Kur qytetarët pyeten jo vetëm për problemet e vendit, por edhe për dështimin më të madh të qeverisë aktuale, përgjigjet e tyre nxjerrin sërish në pah krizën e largimit dhe mungesën e besimit për të ardhmen.

Sipas përgjigjeve spontane në sondazhin e IRI, emigrimi renditet si dështimi kryesor i qeverisë, i përmendur nga 15% e qytetarëve.

Pas tij vijnë: korrupsioni – 13%; kostoja e lartë e jetesës dhe inflacioni – 10%.

Të dhënat tregojnë se për shqiptarët, një nga problemet më të mëdha të qeverisjes nuk lidhet vetëm me gjendjen ekonomike të sotme, por me pamundësinë për të krijuar bindjen se vendi ofron mundësi për të ardhmen.

Bie kënaqësia me demokracinë

Sondazhi tregon gjithashtu një rënie të kënaqësisë me funksionimin e demokracisë. Nëse në vitin 2024 të kënaqur ishin 49% e shqiptarëve, në maj 2026 kjo shifër zbret në 40%.

Ndërkohë, 59% shprehen të pakënaqur me mënyrën se si zhvillohet demokracia në vend.

Edhe zgjedhjet mbeten një pikë mosbesimi: 28% mendojnë se zgjedhjet nuk janë të lira dhe se siguria e votës nuk është e garantuar.

SPAK, Policia dhe Ushtria ruajnë besimin më të lartë

Pavarësisht mosbesimit ndaj politikës, disa institucione vazhdojnë të kenë mbështetje.

Më shumë besim qytetarët kanë te: Policia – 78%;  Ushtria – 78%;  SPAK – 77%. Ndërsa në fund të renditjes janë partitë politike, Kuvendi dhe gjykatat.

Shëndetësia, simboli i korrupsionit sipas shqiptarëve

Kur pyeten se ku është më i përhapur korrupsioni, qytetarët drejtojnë gishtin kryesisht nga shëndetësia.

36% e shqiptarëve e shohin shëndetësinë si sektorin më problematik, ndërsa pas saj renditen gjyqësori me 24% dhe administrata publike me 17%.

BE dhe SHBA, partnerët kryesorë të shqiptarëve

Në aspektin ekonomik, partnerët më të rëndësishëm sipas qytetarëve janë: Bashkimi Europian – 51%; Italia – 46%; SHBA – 36%; Gjermania – 36%.

Ndërsa për partnerët politikë: SHBA kryeson me 68%; BE renditet e dyta me 49%.

Sondazhi i IRI paraqet një kontrast të qartë: shqiptarët mbeten ndër popujt më pro-perëndimorë në rajon dhe kërkojnë afrimin me BE-në, por në planin e brendshëm përballen me shqetësime të forta për çmimet, emigrimin, korrupsionin dhe besimin te mënyra e qeverisjes.

Tags: cmimetkostoja e jetesësshqetësimi kryesor i shqiptarëve
Previous Post

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Next Post

Stuhia shkakton të lënduar në Sarandë, humb jetën një punonjës i OSHEE-së gjatë riparimit të rrjetit elektrik

Next Post
Stuhia shkakton të lënduar në Sarandë, humb jetën një punonjës i OSHEE-së gjatë riparimit të rrjetit elektrik

Stuhia shkakton të lënduar në Sarandë, humb jetën një punonjës i OSHEE-së gjatë riparimit të rrjetit elektrik

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al