Thursday, September 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vlora i jep lamtumirën gazetarit Enrik Mehmeti, sot homazhe në Teatrin “Petro Marko”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Uncategorized
0
Vlora i jep lamtumirën gazetarit Enrik Mehmeti, sot homazhe në Teatrin “Petro Marko”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Qyteti i Vlorës dhe komuniteti i gazetarëve do t’i japin sot lamtumirën e fundit gazetarit Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti me motor në zonën e Porto-Novës.

Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen nga ora 12:00 deri në 14:00 në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Më pas, në orën 14:00, familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë do ta përcjellin për në banesën e fundit.

Enrik Mehmeti ishte një nga gazetarët më të njohur në Vlorë, me një karrierë mbi 20-vjeçare në median e shkruar dhe televizive. Ai iu bashkua News24 që në fillimet e televizionit, duke raportuar me profesionalizëm për ngjarjet më të rëndësishme të qytetit, nga kronika e zezë te operacionet policore, problematikat sociale dhe zhvillimet në turizëm.

Pasioni i tij për gazetarinë lindi që në moshë të vogël. Gjatë trazirave të vitit 1997, vetëm 11 vjeç, ai shërbeu si përkthyes në kampin misionar “Alba”, përvojë që, siç kishte treguar vetë, e bindi se gazetaria do të ishte misioni i jetës së tij.

Përveç punës në mediat shqiptare, Mehmeti bashkëpunoi edhe si korrespondent për televizionin italian Rai, duke raportuar drejtpërdrejt nga Shqipëria.

Previous Post

Probleme me Facebook, mijëra përdorues raportojnë vështirësi në aksesimin e platformës

Next Post

Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Bërxullë, burime: Viktima ishte bashkëaksioner në një kompani për kanabisin mjekësor në Maqedoni

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pse ka frikë Teherani? Irani synon shtrëngimin e kontrollit mbi internetin

Pse ka frikë Teherani? Irani synon shtrëngimin e kontrollit mbi internetin

September 3, 2026
Kosova pa President/ Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së

Kosova pa President/ Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së

September 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al