Friday, July 17, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Uncategorized
0
Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një kontratë publike me vlerë rreth 48.8 milionë lekë me TVSH për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës Staravec-Shimcan-Zimur në Dibër vijon të ngrejë pikëpyetje, pasi edhe pse kanë kaluar pothuajse 9 vite nga lidhja e kontratës, investimi ende nuk është përfunduar.

Sipas të dhënave të prokurimit publik, në vitin 2017 Bashkia Dibër zhvilloi procedurën për objektin “Sistemim asfaltim rruga Staravec-Shimcan-Zimur”, me fond limit 41.250.000 lekë pa TVSH.

Në garë mori pjesë vetëm një operator ekonomik, kompania “SELAMI” sh.p.k, e administruar nga Musa Selami, e cila u shpall fituese më 19 maj 2017.

Oferta fituese ishte 40.676.020 lekë pa TVSH, ndërsa kontrata e lidhur me Bashkinë Dibër kishte vlerë totale 48.811.224 lekë me TVSH. Marrëveshja u firmos më 8 qershor 2017, me një afat zbatimi prej vetëm 4 muajsh.

Por, ndonëse afati i parashikuar në kontratë ishte disa muaj, realiteti në terren rezulton ndryshe. Në vitin 2026, banorët e zonës vijojnë të përballen me një rrugë që nuk është përfunduar sipas pritshmërive të projektit, duke ngritur pikëpyetje se çfarë ka ndodhur me zbatimin e kësaj kontrate dhe përse një investim i financuar me para publike ka mbetur pezull për kaq gjatë.

Vetëm një kompani në garë

Një tjetër element që bie në sy në këtë procedurë është mungesa e konkurrencës. Tenderi u zhvillua me vetëm një operator ekonomik pjesëmarrës, pikërisht kompaninë që më pas fitoi kontratën.

Mungesa e ofertave konkurruese është një nga treguesit që në analizat e prokurimeve publike konsiderohet si faktor risku, pasi ul mundësinë që autoriteti kontraktor të përfitojë kushte më të favorshme ekonomike dhe teknike.

Kush është kompania “SELAMI”?

Shoqëria “SELAMI” sh.p.k është themeluar në vitin 1998 dhe ka aktivitet në fushën e ndërtimit, prodhimit të inerteve, asfalt-betonit, punimeve infrastrukturore, rrugëve, ujësjellësve, kanalizimeve dhe tregtimit të materialeve të ndërtimit.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania ka një kapital themeltar prej 570.141.013 lekësh dhe rezulton aktive.

Megjithatë, në historikun e saj figuron edhe një çështje përmbarimore. Në vitin 2013, ndaj kompanisë u vendos masë sekuestro konservative mbi kuotat dhe të drejtat që rridhnin nga zotërimi i tyre për një detyrim prej 7.053.205 lekësh, masë e cila u hoq në vitin 2016.

Pyetjet që kërkojnë përgjigje

Pas një kontrate që parashikonte përfundimin e punimeve brenda 4 muajve, sot lindin disa pyetje:

Përse rruga Staravec-Shimcan-Zimur nuk është përfunduar ende pas gati një dekade?

A janë kryer të gjitha pagesat ndaj kompanisë fituese?

A ka pasur penalitete për vonesat në zbatim të kontratës?

Kush mban përgjegjësi për mosrealizimin në kohë të një investimi publik?

Rasti i rrugës Staravec-Shimcan-Zimur është një tjetër shembull ku fondet publike janë kontraktuar për infrastrukturë, por rezultatet në terren mbeten larg afatit të përcaktuar në dokumentet zyrtare.

Maska kërkoi një reagim nga zoti Selami, i cili u shpreh në telefon se ai e ka kryer punën e tij dhe se autoritetet e kanë marrë në dorëzim objektin.

Skandali më i madh nis pikërisht këtu, pasi zoti Selami dhe autoritetet duhet të hetohen nga SPAK. Rruga nuk ka përfunduar, megjithatë ajo është marrë në dorëzim dhe është konsideruar si e përfunduar.

Maska.al do të vijojë të ndjekë këtë çështje, duke kërkuar transparencë mbi zbatimin e kontratës, pagesat dhe përgjegjësitë institucionale për vonesën e këtij investimi.

Tags: banorediberkompania “SELAMI” sh.p.kmusa selimioferteSistemim asfaltim rruga Staravec-Shimcan-Zimur”tendertvsh
Previous Post

Pse i duhej Edi Ramës edhe një herë trupi i pajetë i Martin Canit

Tender me “garë” pa garë në Lezhë? Eliminohen të gjithë operatorët, shpallet fitues “DRINI A”
AKTUALITET

Tender me “garë” pa garë në Lezhë? Eliminohen të gjithë operatorët, shpallet fitues “DRINI A”

by Redaktor Redaktor
July 9, 2026
0

Një tjetër procedurë prokurimi në Bashkinë Lezhë ka ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si është zhvilluar gara, pasi dokumentet...

Read moreDetails
DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

July 10, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër

July 12, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

July 17, 2026
Pse i duhej Edi Ramës edhe një herë trupi i pajetë i Martin Canit

Pse i duhej Edi Ramës edhe një herë trupi i pajetë i Martin Canit

July 17, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al