Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tendencat demografike në Evropë po shfaqin një realitet të ri kompleks, ku Shqipëria figuron si një nga vendet më të prekura nga dinamikat e kombinuara të rënies së fertilitetit dhe emigracionit masiv të popullsisë në moshë riprodhuese. Sipas Raportit Botëror të Migracionit 2026, ndërsa Evropa po kalon nëpër ndryshime të thella strukturore, rajoni ynë mbetet në qendër të një krize demografike që rrezikon të thellohet në dekadat në vijim ku Shqipëria është ndër vendet me te prekura.

Raporti nënvizon se në vende si Shqipëria, Lituania, Moldavia dhe Bosnjë-Hercegovina, procesi i emigrimit po ndikon drejtpërdrejt në humbjen e lindjeve të mundshme. Ndërsa kontinenti evropian ka parë një rënie të numrit të qytetarëve të tij që jetojnë jashtë vendit , nga rreth 20 milionë në vitin 1990 në 16 milionë në vitin 2024 – Shqipëria ndjek një trajektore të ndryshme më një rritje te ndjeshme të qytetarëve të saj që jetojnë jashtë vendit.

Shqipëria klasifikohet ndër vendet ku shkalla e lindshmërisë është nën nivelin e zëvendësimit. Emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese e përkeqëson këtë situatë, pasi largimi i të rinjve redukton potencialin demografik të vendit për të ardhmen.

Ndërsa disa vende evropiane, si Gjermania apo italia, arrijnë të zbusin rënien e popullsisë përmes imigracionit, vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me një rrjedhje të vazhdueshme të kapitalit njerëzor, gjë që e bën stabilizimin demografik shumë më sfidues.

Analiza e të dhënave (2005–2024) tregon se ndërsa vende si Luksemburgu, Malta apo Irlanda kanë shënuar rritje të popullsisë, një numër i konsiderueshëm vendesh, kryesisht në Evropën Lindore dhe Ballkan, kanë pësuar rënie të ndjeshme. Në shumë prej këtyre shteteve, përfshirë Shqipërinë, projeksionet parashikojnë vazhdimësi të kësaj tendence negative nëse nuk ndërmerren politika efikase për të nxitur fertilitetin dhe për të frenuar largimin e forcës së re të punës.

Raporti thekson se pasiguria gjeopolitike dhe migracioni i shkaktuar nga konfliktet dhe kanë ndryshuar hartën e korridoreve migratore në Evropë, duke e bërë Gjermaninë një nga destinacionet kryesore globale. Megjithatë, për vendet si Shqipëria, sfida mbetet si të transformohet një ekonomi me emigracion të lartë në një ekonomi që ruan dhe zhvillon burimet e veta njerëzore në një kohë kur popullsia po plaket me shpejtësi.

Previous Post

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues, por mbetet pas në reformat themelore

Next Post

Skema e dyshuar “5D” në Kolonjë, investigimi publikon dokumente për tendera dhe fondet IPARD

Next Post
Skema e dyshuar “5D” në Kolonjë, investigimi publikon dokumente për tendera dhe fondet IPARD

Skema e dyshuar "5D" në Kolonjë, investigimi publikon dokumente për tendera dhe fondet IPARD

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tensione në selinë e PD-së, persona të maskuar hyjnë brenda dhe sulmojnë godinën

Tensione në selinë e PD-së, persona të maskuar hyjnë brenda dhe sulmojnë godinën

October 18, 2026
Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al