Monday, October 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tender me “garë” pa garë në Lezhë? Eliminohen të gjithë operatorët, shpallet fitues “DRINI A”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Tender me “garë” pa garë në Lezhë? Eliminohen të gjithë operatorët, shpallet fitues “DRINI A”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër procedurë prokurimi në Bashkinë Lezhë ka ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si është zhvilluar gara, pasi dokumentet e tenderit tregojnë se janë skualifikuar të gjithë operatorët konkurrues, përfshirë edhe ofertën me vlerën më të ulët, duke lënë në fund si fitues vetëm kompaninë “DRINI A” sh.p.k.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje materiale për mirëmbajtjen e godinave të institucioneve dhe godinave arsimore në administrim të Bashkisë Lezhë”, me fond limit 26.071.919 lekë pa TVSH, financuar nga buxheti i Bashkisë Lezhë.

Në garë morën pjesë vetëm tre operatorë ekonomikë: “DRINI A” sh.p.k., “STELLA” sh.p.k. dhe “ARJAN – A” sh.p.k. Megjithatë, në përfundim të procedurës, të dy operatorët konkurrues u skualifikuan, ndërsa fitues u shpall “DRINI A”, me ofertë 22.150.475 lekë pa TVSH.

Dokumentet e procedurës tregojnë se konkurrenca u eliminua plotësisht, duke krijuar një situatë ku vetëm një operator mbeti në garë për të marrë kontratën publike. Edhe më shqetësues është fakti se mes operatorëve të skualifikuar ndodhej edhe oferta me vlerën më të ulët, çka ngre dyshime të forta mbi kriteret e përdorura për eliminimin e saj.

Kur në një tender skualifikohen të gjithë konkurrentët dhe mbetet vetëm fituesi, lind detyrimisht dyshimi nëse procedura është zhvilluar në frymën e konkurrencës së lirë apo në funksion të paracaktimit të fituesit.

Ky rast kërkon verifikim të plotë nga institucionet përgjegjëse për të sqaruar nëse skualifikimet janë bërë mbi baza ligjore dhe objektive apo nëse kemi të bëjmë me një procedurë që ka kufizuar konkurrencën dhe ka favorizuar një operator ekonomik të caktuar.

Në një kohë kur fondet publike duhet të administrohen me transparencë maksimale, çdo procedurë ku eliminohen të gjithë konkurrentët përveç fituesit përbën një alarm serioz dhe meriton hetim administrativ e ligjor./TIMONI.AL

Previous Post

Vangjel Tavo i jep 250 milion lek tenderin pa garë vëllait të ish-deputetit socialist

Next Post

Nga bordi i ALBTrace në krye të Doganave, dokumentet hedhin hije dyshimi mbi Besmir Bejën

Next Post
Nga bordi i ALBTrace në krye të Doganave, dokumentet hedhin hije dyshimi mbi Besmir Bejën

Nga bordi i ALBTrace në krye të Doganave, dokumentet hedhin hije dyshimi mbi Besmir Bejën

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

October 5, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shkresa zyrtare/ ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 mln euro të mirëmbajtjes për të fshehur krimin

Shkresa zyrtare/ ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 mln euro të mirëmbajtjes për të fshehur krimin

October 12, 2026
Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

October 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al