Friday, August 28, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Euro bie, inflacioni rritet dhe prodhimi vendas humbet terren

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Euro bie, inflacioni rritet dhe prodhimi vendas humbet terren
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse nuk ndërmerren politika të koordinuara nga Banka e Shqipërisë dhe Qeveria për të mbështetur sektorët prodhues dhe eksportues, rreziku është që vendi të hyjë në një cikël ku rritja mbështetet gjithnjë e më pak te prodhimi dhe gjithnjë e më shumë te importet, konsumi dhe sektorët joprodhues.

Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se inflacioni në Shqipëri është rritur nga 2.4% në 3.2%, ndërkohë që euro vijon të qëndrojë në nivelet më të ulëta historike kundrejt lekut. Në teori ekonomike, një monedhë vendase më e fortë duhet të ulë koston e importeve, të zbusë presionet inflacioniste dhe të përmirësojë fuqinë blerëse të qytetarëve. Megjithatë, realiteti shqiptar po dëshmon të kundërtën.

Sot, ekonomia shqiptare po përballet me një paradoks: leku forcohet, por kostoja e jetesës nuk ulet. Përkundrazi, çmimet vazhdojnë të rriten, ndërsa sektorët që prodhojnë, eksportojnë dhe krijojnë vende pune po humbasin konkurrueshmërinë.

Struktura e inflacionit tregon qartë se presionet kryesore nuk burojnë më nga mallrat e importuara, por nga kostot e brendshme të ekonomisë. Rritja e pagave, mungesa kronike e fuqisë punëtore, kostot e transportit, shtrenjtimi i shërbimeve dhe eficienca e ulët e tregut kanë neutralizuar përfitimet që teorikisht duhet të sillte një lek i fortë.

Nga ana tjetër, mbiçmimi i lekut ka goditur drejtpërdrejt eksportuesit shqiptarë. Industria e manifakturës, agropërpunimi dhe prodhimi vendas po përballen me një tkurrje të të ardhurave në lekë, ndërsa kostot e prodhimit vazhdojnë të rriten. Fitimet janë ngushtuar, investimet janë frenuar dhe shumë ndërmarrje po detyrohen të reduktojnë aktivitetin ose të humbasin kontrata në tregjet ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, importuesit kanë përfituar nga kursi i favorshëm i këmbimit, duke zgjeruar pjesën e tyre në treg.

Produktet e importuara janë bërë relativisht më konkurruese, ndërsa prodhuesit vendas po humbasin terren edhe në tregun shqiptar. Kjo krijon një çekuilibër që, nëse vazhdon, rrezikon të dobësojë bazën prodhuese të ekonomisë.

Në këtë situatë lind pyetja: a është kursi i këmbimit thjesht rezultat i forcave të tregut, apo kërkon një reagim më aktiv nga institucionet ekonomike?

Roli i Bankës së Shqipërisë nuk kufizohet vetëm në mbajtjen e inflacionit pranë objektivit. Ajo ka gjithashtu përgjegjësinë të monitorojë efektet që kursi i këmbimit po prodhon mbi stabilitetin financiar, konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe sektorët strategjikë të prodhimit. Edhe kur kursi përcaktohet nga tregu, ndikimi i tij mbi ekonominë reale duhet të jetë pjesë e analizës dhe komunikimit institucional.

Po aq i rëndësishëm është edhe roli i Qeverisë, e cila duhet të ndërtojë politika që mbështesin prodhimin vendas dhe eksportet. Lehtësitë fiskale për sektorët prodhues, investimet në teknologji dhe inovacion, ulja e kostove administrative, rritja e produktivitetit dhe mbështetja për bizneset eksportuese janë masa që mund të zbusin efektet e një leku të fortë. Në mungesë të tyre, ekonomia rrezikon të mbështetet gjithnjë e më shumë te konsumi dhe importet, në vend që të krijojë vlerë përmes prodhimit.

Shqetësues është fakti se përfitimet nga forcimi i lekut nuk po shpërndahen në mënyrë të barabartë. Konsumatori nuk po përfiton një ulje domethënëse të çmimeve, ndërsa prodhuesit dhe eksportuesit po mbajnë një pjesë disproporcionale të kostos së këtij zhvillimi. Kjo tregon se problemi nuk qëndron vetëm te kursi i këmbimit, por edhe te struktura e tregut, niveli i konkurrencës dhe aftësia e ekonomisë për të transmetuar përfitimet monetare te qytetarët.

Në një kohë kur vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara po zbatojnë politika për të rikthyer prodhimin, për të forcuar industrinë kombëtare dhe për të ulur varësinë nga importet, Shqipëria nuk mund të mbështetet vetëm te një monedhë e fortë si tregues suksesi. Një ekonomi nuk bëhet më konkurruese vetëm sepse monedha e saj forcohet; ajo bëhet më e fortë kur prodhon më shumë, eksporton më shumë dhe krijon më shumë vlerë të shtuar.

Nëse nuk ndërmerren politika të koordinuara nga Banka e Shqipërisë dhe Qeveria për të mbështetur sektorët prodhues dhe eksportues, rreziku është që vendi të hyjë në një cikël ku rritja mbështetet gjithnjë e më pak te prodhimi dhe gjithnjë e më shumë te importet, konsumi dhe sektorët joprodhues. Një model i tillë mund të japë rezultate afatshkurtra, por në planin afatgjatë cenon konkurrueshmërinë, punësimin, investimet dhe potencialin e zhvillimit të ekonomisë shqiptare. /Florian Zeka, Monitor

Previous Post

Tregtimi i kokainës në Shqipëri u rrit me 27.6% në 2025, fitimet investohen në ndërtim dhe turizëm

Next Post

Bota e muzikës në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare ikona Bonnie Tyler

Next Post
Bota e muzikës në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare ikona Bonnie Tyler

Bota e muzikës në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare ikona Bonnie Tyler

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata
AKTUALITET

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata

by Redaktor Redaktor
August 22, 2026
0

Top Channel ka zbardhur dosjen e prokurorisë së Sarandës, lidhur me krimin e rëndë ndodhur pak ditë më parë në...

Read moreDetails
Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë

Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë

August 24, 2026

Ethet e verës në PS: A do të shkarkohen 6 ministra?

August 21, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Arrestohet Ergys Agasi

Çfarë fshihet në celularët e sekuestruar të Agasit?

August 27, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Veliaj shkarkon Anuela Ristanit: Ka refuzuar urdhrat e kryetarit

Veliaj shkarkon Anuela Ristanit: Ka refuzuar urdhrat e kryetarit

August 28, 2026
Si u tentua trafikimi i 7 emigrantëve nga Sudani përmes “Lux Taxi”

Si u tentua trafikimi i 7 emigrantëve nga Sudani përmes “Lux Taxi”

August 28, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al