Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sherri në mes të ish-Bllokut, Policia “fundos” biznesmenin Nadir Çausholli

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, Uncategorized
0
Sherri në mes të ish-Bllokut, Policia “fundos” biznesmenin Nadir Çausholli
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht lidhur me konfliktin e ndodhur paraditen e kësaj të hëne në zonën e ish-Bllokut, ku u përfshi biznesmeni Nadir Çausholli.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë proceduar penalisht Nadir Çaushollin., 48 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia“.

Ngjarja ka ndodhur  në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku gjatë një konflikti për montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar,Çausholli dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin M. L., 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij.

Nga ana tjetër, policia bën me dije se edhe Çausholli ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nga shtetasi M. L.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin N. Ç., 48 vjeç, për veprat penale ‘Kanosja’ dhe ‘Vetëgjyqësia’.

Ky shtetas, më datë 06.07.2026, në rrugën ‘Ibrahim Rugova’, gjatë një konflikti të ndodhur për montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar, dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin M. L., 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij.

Nga ana tjetër, shtetasi N. Ç. ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nga shtetasi M. L.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.“, thuhet ne njoftimin e policise.

Pamje e publikuara nga Boldnews shfaqën momentet e konfliktit, ku biznesmeni Nadir Çausholli, pronar i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, shihet duke u përplasur me pronarin e një lokali në zonën e ish-Bllokut.

Në video, Çausholli fillimisht duket se ngre duart në shenjë qetësie, por më pas tenton të godasë personin tjetër me shkelm, ndërsa persona të pranishëm ndërhyjnë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit

Nadir Çausholli është pronar i një prej depove kryesore farmaceutike në Shqipëri. Megjithatë, ai nuk po kalon një periudhë të qetë në aktivitetin tregtar. Pak muaj më parë, Prokuroria e Tiranës lëshoi masa sigurimi për disa vartës të tij në ‘CFO Pharma”, të dyshuar se kanë krijuar një skemë mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve, me dëm ekonomik në Buxhetin e Shtetit në rreth 700 mijë euro.

Më tej, Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH) zbuloi se dëmi financiar në këtë skemë të dyshuar mashtruese është akoma më i lart, duke kaluar vlerën 2.3 milionë euro.

Tags: Nadir Çaushollipoliciasherr
Previous Post

Zjarr i madh në Fushë-Shijak, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës

Next Post

Si po dështon sezoni turistik në Himarë! Vangjel Tavo doli edhe mbi qeverinë, shteti hesht

Next Post
Si po dështon sezoni turistik në Himarë! Vangjel Tavo doli edhe mbi qeverinë, shteti hesht

Si po dështon sezoni turistik në Himarë! Vangjel Tavo doli edhe mbi qeverinë, shteti hesht

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila
AKTUALITET

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

by Redaktor Redaktor
October 1, 2026
0

Policia e Tiranës ka zgjeruar hetimet për publikimin e videove erotike që kanë qarkulluar në rrjet, duke nisur marrjen në...

Read moreDetails
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
Jared Kushner thyen heshtjen për projektin miliardësh në Zvërnec: Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë me breza

Jared Kushner thyen heshtjen për projektin miliardësh në Zvërnec: Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë me breza

October 9, 2026
Protestuesi godet me shpullë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste

Protestuesi godet me shpullë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste

October 8, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tensione për orë të tëra në Tiranë, rreth 40 të shoqëruar. Përplasjet përhapen në kryeqytet

Tensione për orë të tëra në Tiranë, rreth 40 të shoqëruar. Përplasjet përhapen në kryeqytet

October 13, 2026
Përplasi makinën brenda lokalit në Selanik, lirohet me kusht shoferi shqiptar

Përplasi makinën brenda lokalit në Selanik, lirohet me kusht shoferi shqiptar

October 13, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al