Monday, July 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kamarieri” i Lorenës si “shoferi” i Mirlindës. Kush është Ardit Kasemi, drejtori matrapaz i Kadastrës?

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Kamarieri” i Lorenës si “shoferi” i Mirlindës. Kush është Ardit Kasemi, drejtori matrapaz i Kadastrës?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Rama paralajmëroi në konferencën rajonale “Nga Prona tek Progresi”, para dy ditësh, një “reformë të thellë me bashkimin e agjencive”, duke nënkuptuar bashkimin e ASHK me ATP (Agjencia e Trajtimit të Pronave) dhe agjenci të tjera ekzistuese.

“Sepse të pasurit e agjencive të veçanta dhe të ndara nuk e kanë ndihmuar procesin, sepse kur agjencitë shkojnë në drejtime përkatëse kanё krijuar më tepër konfuzion dhe kanё sjellë më tepër telashe. Tani, besoj se kemi një ide të qartë dhe të mirë se si ta formësojmë administratën e pasurive të paluajtshme nga A-ja tek Zh-ja, me bashkimin e një sërë agjencish në një” – tha ai.

Në krah të tij, duke mburrur punën e ASHK, ishte drejtoresha Lorena Goxhobelli dhe në sallë manari i saj “kamarieri” Ardit Kasemi, drejtori fuqiplotë i Kadastrës për gjithë Shqipërinë.

Por Rama nuk e di që problemi i ASHK-së dhe pronave të shqiptarëve, nuk janë agjencitë e shkëputura nga njëra-tjetra, as teknologjia e lartë që përdorin ato. Në çdo rast, pas kompjuterit, pas teknologjisë ka njerëz. Janë njerëzit që e bëjnë “Diellёn” të dalë keq. Ata e korruptojnë edhe atë.

Ardit Kasemi, është Drejtor i Drejtorisë së Kadastrës dhe Monitorimit të Titujve të Pronësisë për gjithë Shqipërinë. Praktikisht ka në dorë më shumë se “pronarja” e tij Lorena Goxhobelli, që e katapultoi në këtë post para 9 muajsh.

Krahu i djathtë i “shefes” habiti të gjithë habitatin e ASHK-së me emërimin në këtë pozicion kyç. Pa asnjë ditë eksperience në këtë institucion, ardhur nga pozicioni i një nëpunësi dytësor në Drejtorinë Rajonale të Sigurimit Shëndetësor, u vendos si “mbikëqyrësi” me portofol i kadastrës shqiptare.

Askush nuk kuptoi pse një tip pa asnjë background në këtë fushë, u soll për dore nga drejtoresha Goxhobelli, për t’i dhënë në duar çelësat e kadastrës.

Klani i “Shullanit të Dibrës” është shumë i fortë, thonë burimet te kadastra. Ata mposhtin edhe vetë Goxhobellin.

Ardit Kasemi është vëllai i Arbies Kasemit, krahut të djathtë të Gëzim Hoxhës, vëllait të ministrit të jashtëm Ferit Hoxha. Emri i Gëzim Hoxhës dhe i kompanisë kryesore të tij “First” gjendet në shumë faqe dhe fashikuj të dosjes së AKSHI-t. Aktiviteti i Hoxhës me kompanitë “First” dhe “Intelisoft” kanë një “tru” nga pas, inxhinierin elektronik Arbies Kasemi.

Klani “Kasemi” ka edhe një mburojës tjetër në sistemin e drejtësisë. Babai i Ardit dhe Arbies Kasemi është Hamit Kasemi, OPGJ në Prokurorinë e Përgjithshme, i emëruar nga Arta Marku, si rreth i ngushtë i saj, në 2018, në kohën kur kjo e fundit bëri qokat e fundit para largimit të saj. Kasemi, nga jurist te Spitali i Burgjeve, bëhet oficer i lartë në prokurorinë qendrore, duke ndihmuar edhe djemtë e tij në zanatet e tyre.

Ardit Kasemi në CV e tij fsheh eksperiencën e vetme dhe shumëvjeçare si kamarier i lokalit të njohur “Dreri” në hyrjen lindore të Liqenit Artificial.

Asnjë mungesë respekti për kamarierët, shoferët, recepsionistët apo infermierët. Janë punë të nderuara që shqiptarët i bëjnë me dinjitet. Por një drejtues i lartë në një vend delikat si është Kadastra, ka nevojë për eksperiencën më të mirë dhe profesionistët më të talentuar që në Shqipëri po largohen çdo ditë e më shumë prej meritokracisë “Kasemi”.

Lorena Goxhobelli, ka pjesën e saj në këtë emërim, sado të imponuar. Shkatërrimin e sektorit të Kadastrës nga “kamarier” Kasemi, ajo e ka përcjellë me të njëjtën padijeni, si Mirlinda Karçanaj, me shoferin e saj Daniel Shima, që e bëri nënkryetar të AKSHI-t.

Të dyja institucionet kyçe të vendit, ASHK dhe AKSHI, kanë të njëjtin stil pune, gra që s’dinë se ç’bëjnë burrat që i urdhërojnë. Dhe një fije që i lidh në mënyrë të padukshme siç janë vëllezërit Kasemi. /Marrë nga Boldnews.al/

Tags: Ardit KasemiKadaster
Previous Post

Aktivisti Arbër Lleshi: Personi që më dhunoi në makinën e policisë më tha do ju mbyllim gojën me ngjitëse

Next Post

Video-skandali/ Nadir Çausholli i “CFO Pharma”, sherr me grushta në mes të Bllokut. Kallëzohet për kanosje

Dokumentet / Si i përfitoi Alaudin Malaj 46 mijë m2 tokë në Zvërnec pasi dha dy vendime në favor të Artur Shehut
AKTUALITET

Dokumentet / Si i përfitoi Alaudin Malaj 46 mijë m2 tokë në Zvërnec pasi dha dy vendime në favor të Artur Shehut

by Editor
June 28, 2026
0

SPAK finalizoi dje fazën e parë të goditjes së grupit më të fuqishëm të trafikut të drogës, pastrimit të parave...

Read moreDetails
Përgjimet në SkyEcc! 2 milion euro të pista hynë nga porti i Vlorës, u dorëzuan tek Exchange përballë Bankës së Shqipërisë

Përgjimet në SkyEcc! 2 milion euro të pista hynë nga porti i Vlorës, u dorëzuan tek Exchange përballë Bankës së Shqipërisë

July 6, 2026
Zjarri përfshin edhe stacionin e ujësjellësit në Fier, dëme të mëdha tek transformatorët dhe mjetet

Zjarri përfshin edhe stacionin e ujësjellësit në Fier, dëme të mëdha tek transformatorët dhe mjetet

July 5, 2026
Tragjike/ Ndërrojnë jetë brenda pak orësh dy efektivë të paraburgimit te 313-ta

Tragjike/ Ndërrojnë jetë brenda pak orësh dy efektivë të paraburgimit te 313-ta

June 30, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Video-skandali/ Nadir Çausholli i “CFO Pharma”, sherr me grushta në mes të Bllokut. Kallëzohet për kanosje

Video-skandali/ Nadir Çausholli i “CFO Pharma”, sherr me grushta në mes të Bllokut. Kallëzohet për kanosje

July 6, 2026
“Kamarieri” i Lorenës si “shoferi” i Mirlindës. Kush është Ardit Kasemi, drejtori matrapaz i Kadastrës?

“Kamarieri” i Lorenës si “shoferi” i Mirlindës. Kush është Ardit Kasemi, drejtori matrapaz i Kadastrës?

July 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al