Thursday, October 8, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria si “dele e zezë”, grupet bankare kanë kthime më të ulëta krahasuar me mesataren e tyre

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shqipëria si “dele e zezë”, grupet bankare kanë kthime më të ulëta krahasuar me mesataren e tyre
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Grupet e huaja bankare shfaqen të pakënaqura nga përfitueshmëria e biznesit të tyre në Shqipëri. Sipas një anketimi të kryer nga Banka Europiane e Investimeve (EIB), shumica e grupeve të huaja bankare raportojnë përfitueshmëri më të ulët se mesatarja e grupit nga aktiviteti i tyre në Shqipëri.

Megjithëse performanca e tregut bankar është përmirësuar në vitet e fundit, treguesit e rentabilitetit ngelen në nivele jo plotësisht të kënaqshme për aksionarët e tyre. Në veçanti, rritja e fortë e kërkesave për kapital nga Banka e Shqipërisë ka ndikuar në kthime më të ulëta nga kapitali krahasuar me shumicën e tregjeve të tjera në Rajon.

Shqipëria paraqitet si i vetmi treg i Europës Qendrore dhe Juglindore ku kthimet nga kapitali për grupet bankare janë më të ulëta në raport me nivelet mesatare në nivel grupi.

Gjithashtu, sipas anketimit të grupeve bankare, Shqipëria është një nga tregjet me potencialet më të ulëta, në nivele të krahasueshme me Serbinë dhe Bullgarinë.

Këto rezultate tregojnë se Shqipëria mund të jetë ende një treg pak tërheqës për investime të reja nga grupet e mëdha bankare.

Shqipëria duket se bën një përjashtim krahasuar me tregjet e tjera të Europës Qendrore dhe Juglindore.

Sipas anketimit. grupet bankare ndërkombëtare e shohin këtë zonë si treg ku synojnë të rriten më tej në planin afatgjatë. Tre të katërtat e grupeve bankare që veprojnë në këto rajone planifikojnë të zgjerohen, ndërsa asnjëra nuk ka ndërmend të zvogëlojë praninë e saj.

Shumica e bankave mëmë në Europën Qendrore, Lindore dhe Juglindore ose kanë ruajtur ose rritur ekspozimin e tyre në rajon gjatë gjashtë muajve të fundit. Duke parë strategjitë e tyre afatgjata, bankat mëmë vazhdojnë të favorizojnë zgjerimin.

Megjithatë, grupet bankare në fjalë e vlerësojnë potencialin e tregut veçanërisht të lartë në Çeki, Rumani dhe Sllovaki, ndërsa e shohin këtë potencial si më të moderuar në Ballkanin Perëndimor.

Ato gjithashtu raportojnë një rentabilitet më të lartë në rajon krahasuar me operacionet e përgjithshme të grupit, veçanërisht për Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Çekinë, Hungarinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Sipas anketimit, kërkesa për kredi pritet të mbetet e fortë në rajon, ndërsa kushtet për dhënien e kredisë pritet të lehtësohen pak në muajt në vijim. Në gjysmën e dytë të vitit, kërkesa për kredi pritet të mbetet e fortë për bizneset dhe familjet.

Kërkesa për kredi ka mbetur e fortë në vitet e fundit, e nxitur kryesisht nga klientët individualë.

Në të kundërt, oferta për kredi në rajon ka qenë më e zbehtë, pavarësisht disa shenjave të përmirësimit në vitin 2024 dhe ka mbetur përgjithësisht e qëndrueshme gjatë dy viteve të fundit.

Qasja në financim për degët lokale mbetet e favorshme dhe është përmirësuar gjatë gjashtë muajve të fundit, e mbështetur nga depozitat më të larta të shitjes me pakicë dhe të korporatave.

Në vitet e fundit, tregjet e Europës Qendrore dhe Juglindore po rifitojnë vëmendje nga grupet e rëndësishme bankare europiane. Pas një procesi daljeje të shumë aktorëve të rëndësishëm në vijim të krizës së vitit 2008, duket se konsolidimi dhe përmirësimi i tregut bankar në këto vende po i bën ato gradualisht përsëri tërheqëse. Shumica e grupeve bankare po tentojnë t’i kthehen rritjes organike, por ndërkohë po shfaqen të interesuara edhe për blerje të reja, me qëllim për të rritur peshën e tyre të tregut edhe eficiencën./ Monitor

Tags: grupe bankareshqiperi
Previous Post

Raporti/ Shqipëria, e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe

Next Post

Tragjike/ Ndërrojnë jetë brenda pak orësh dy efektivë të paraburgimit te 313-ta

Next Post
Tragjike/ Ndërrojnë jetë brenda pak orësh dy efektivë të paraburgimit te 313-ta

Tragjike/ Ndërrojnë jetë brenda pak orësh dy efektivë të paraburgimit te 313-ta

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

October 2, 2026
Publikimi i videove intime të Adi Hilës në rrjet, mbërrin denoncimi i parë në polici

Publikimi i videove intime të Adi Hilës në rrjet, mbërrin denoncimi i parë në polici

October 2, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shkrimtarja kanadeze Anne Carson ‘rrëmben’ çmimin Nobel në Letërsi 2026

Shkrimtarja kanadeze Anne Carson ‘rrëmben’ çmimin Nobel në Letërsi 2026

October 8, 2026
A mund të ndihmojë vitamina C në parandalimin e leuçemisë?

A mund të ndihmojë vitamina C në parandalimin e leuçemisë?

October 8, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al