Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

TENDERI/ Vangjel Tavo i jep partnerëve të Gjikurisë menaxhimin e tokave të himariotëve, dyshime për mega operacion tjetërsimi

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
TENDERI/ Vangjel Tavo i jep partnerëve të Gjikurisë menaxhimin e tokave të himariotëve, dyshime për mega operacion tjetërsimi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në fillim të këtij viti, Bashkia Himarë nisi procedurat për ngritjen e “Himara Invest”, një shpk që sipas relacioneve zyrtare do të menaxhonte pronat e bashkisë dhe do të gjeneronte të ardhura prej tyre.

Siç raportoi më herët Skyweb.al, pas reagimeve publike, projekti u tërhoq përkohësisht për t’a rikthyer në maj.

Paralelisht me këtë zhvillim, Bashkia Himarë hapi një tjetër procedurë, këtë herë përmes një tenderi me objekt “Menaxhimi i pronave për disa fshatra”.

Duket se Vangjel Tavo do të kryejë punë njëherë e mirë me tokat e himariotëve, prandaj nuk ndalet nga njëra praktikë në tjetrën.

Në muajin prill, Skyweb.al raportoi në lidhje me tenderin në fjalë se përmbajtja e kontratës shkonte përtej formulimit të përgjithshëm “menaxhim pronash”.

Sipas dokumenteve të tenderit të raportuara atëherë, procesi përfshinte regjistrimin fillestar sistematik të pasurive, krijimin e hartave kadastrale, përpunimin e dokumentacionit pronësor, verifikimet në terren dhe ndërtimin e një baze të dhënash për mbi 7300 pasuri. Zonat e përfshira në këtë proces janë Çorraj, Fterrë, Gjilekë, Kallarat, Pilur dhe Himarë.

Tashmë, Bashkia Himarë ka shpallur edhe fituesin e kësaj procedure dhe kompania që do të ketë në duar pronat e himariotëve me lejen e Vangjel Tavos është pikërisht “EC PRO PARTNERS” shpk, në pronësi të Emiliano Delilajt dhe Migel Ali.

Kompania në fjalë ka qenë më herët “ortake” e Gjikuria shpk, në një projekt të madh, gjë e cila kërkon vëmendje për mënyrën se si do të zbatohet “menaxhimi i pronave” të himariotëve duke ditur se Gjikuria ka interesa të forta pronësore në këtë zonë.

Dyshime për një mega operacion tjetërsimi pronash në bregdet

Sipas dokumenteve që ka siguruar Skyweb.al, Bashkia Himarë shpalli një tenderin me fond limit 50 milionë lekë pa TVSH, me objekt “menaxhimi i pronave për disa fshatra”.

Por siç ka verifikuar redaksia, përmbajtja reale e kontratës shkon shumë përtej këtij formulimi të përgjithshëm.

Kompania private, pra “EC PRO PARTNERS” shpk, partnerët e Gjikurisë, marrin përsipër regjistrimin fillestar sistematik të pasurive, përfshirë krijimin e hartave kadastrale, përpunimin e dokumentacionit pronësor, verifikimet në terren dhe ndërtimin e një baze të dhënash për mbi 7300 pasuri.

Në fund të procesit do të jetë pikërisht procedura e kryer nga privati (jo shteti) që do të caktojë se kush është pronar dhe kush jo në pronat e Himarës.

Kontrata e realizuar mes Gjikurise dhe Ec Partners
Kontrata e realizuar mes Gjikurise dhe EC PRO PARTNERS” shpk

Në praktikë, kjo do të thotë se partnerët e Gjikurisë që po ndërton masivisht në bregun e jugut mbi toka të kontestuara, do të ketë në dorë një pjesë kyçe të procesit që përcakton kush është pronar, dhe ku janë kufijtë. 

Ky është një guxim i madh në fakt në raport me ligjin dhe të drejtën zakonore.

Vetë Bashkia Himarë pranon në dokumentacion se situata aktuale është problematike dhe e paqartë.
“Problematikat që kanë qytetarët me pasuritë e paluajtshme… duhet të lidhen me kartelat dhe hartat që ndodhen në DVASHK”, thuhet në dokument, duke pranuar në thelb mungesën e një sistemi të saktë dhe të unifikuar.

Po ashtu, një tjetër problem i rëndësishëm i evidentuar është:
“Një nga problematikat që kemi në bashki është mospërputhja e fshatit me zonën kadastrale… për shumë familje tokat janë regjistruar në më shumë se një zonë kadastrale.”

Por ky është minimumi pasi në zonën e Himarës aktualisht ka mjaft prona të zaptuara nga njerëz të “hựaj” për zonën, të cilët do të shfrytëzojnë pikërisht këtë lëvizje të mirëmenduar nga Bashkia për të zhvatur pronat e banorëve të zonës.

Këto probleme, të kombinuara me faktin që bashkia pranon mungesë kapacitetesh teknike dhe njerëzore, janë përdorur si argument për t’ia deleguar procesin një subjekti privat.

Por pikërisht këtu lind edhe dyshimi kryesor.

Sepse në një territor si Himara, ku pronat janë ndër çështjet më të ndjeshme dhe më të kontestuara, kalimi i një procesi të tillë në duar private krijon një hapësirë të madhe për interpretim, ndikim dhe potencialisht zhvatje.

Në këtë kontekst, përfshirja e Bashkisë Himarë nën drejtimin e Vangjel Tavos nuk mund të shihet si neutrale, por palë dhe në shërbim të zhvatësve.

Jo vetëm për shkak të precedentëve të mëparshëm, por edhe për faktin se vetë struktura e këtij tenderi krijon një mekanizëm ku kontrolli real mbi procesin mund të zhvendoset nga institucionet publike te aktorë privatë. /skyweb.al

Tags: menaxhimin e tokave të himariotëveoperacion tjetërsimipartnerëve të GjikurisëtenderiVangjel Tavo
Previous Post

GOSTIA/ Kujt po ia bën gati Vangjel Tavo, Gjirin e Filikurit ?

Next Post

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Next Post
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç
BOTË

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

by Redaktor Redaktor
July 22, 2026
0

Franca është vendi i parë në Bashkimin Evropian që ka miratuar një ligj për kufizimin e aksesit në rrjetet sociale...

Read moreDetails
Shqipëria shpall “non grata” politikanin maqedonas dhe teologun Bekir Halimin

Shqipëria shpall “non grata” politikanin maqedonas dhe teologun Bekir Halimin

August 4, 2026
Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

August 6, 2026
“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

August 8, 2026
Tragjedi në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Vdekja e shtetases gjermane në Palasë, reagon Policia

August 5, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Si po fiton qeveria nga rënia e euros; Pesha e borxhit në valutë,në nivelin më të ulët të dekadës

Si po fiton qeveria nga rënia e euros; Pesha e borxhit në valutë,në nivelin më të ulët të dekadës

August 11, 2026
13-fish më shumë? Propaganda me buxhetin e emergjencave civile

13-fish më shumë? Propaganda me buxhetin e emergjencave civile

August 11, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al