Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali me të dhënat personale, “Agi Kons” gjobitet me 35 milionë lekë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Skandali me të dhënat personale, “Agi Kons” gjobitet me 35 milionë lekë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka gjobitur kompaninë e ndërtimit “Agi Kons” me mbi 35 milionë lekë, pas konstatimit të një sërë shkeljesh në përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Shkeljet e konstatuara

Sipas vendimit të Komisionerit, “Agi Kons” ka publikuar foto dhe video të individëve pa provuar më parë marrjen e pëlqimit të tyre, duke shkelur parimet bazë të ligjshmërisë në përpunimin e të dhënave personale.

Kontrolli evidentoi gjithashtu mungesën e një kontrate të rregullt me kompaninë përpunuese “InterMedia”, mungesën e dokumentimit të veprimtarive të përpunimit, masa të pamjaftueshme teknike dhe organizative për sigurinë e të dhënave, si dhe mungesën e auditimeve dhe procedurave të monitorimit.

Po ashtu, kompania nuk kishte hartuar plane për menaxhimin e riskut dhe rikuperimin e të dhënave, nuk kishte dokumentuar politika për vazhdimësinë e biznesit në rast incidentesh dhe nuk kishte njoftuar Komisionerin për nëpunësin përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale.

Mbi 35 milionë lekë gjoba

Komisioneri vendosi një gjobë prej 24 milionë lekësh për shkeljen e parimeve të përpunimit të të dhënave personale dhe mungesën e pëlqimit të subjekteve.

Një tjetër masë administrative prej 11.11 milionë lekësh u vendos për shkeljet që lidhen me dokumentimin e proceseve, sigurinë e të dhënave dhe marrëdhëniet me subjektet përpunuese.

Në total, gjoba ndaj kompanisë arrin në mbi 35 milionë lekë.

Shoqëria administrohet nga Alban Çinari, ndërsa pronar përfitues i saj rezulton biznesmeni Gentian Sula, i cili zotëron indirekt 100% të kapitalit të kompanisë përmes shoqërisë mëmë “UK Development Holding Limited”.

Fillimisht, shoqëria është themeluar me aksione të ndara mes Arben Biçokut dhe Gentian Sulës, me nga 50% secili.

Masat e detyruara nga Komisioneri

Përveç gjobës, “Agi Kons” është urdhëruar të sigurojë pëlqimin e personave për përdorimin dhe publikimin e të dhënave personale, të rishikojë kontratën me kompaninë “InterMedia”, të dokumentojë dhe zbatojë masat e sigurisë për mbrojtjen e të dhënave, si dhe të njoftojë zyrtarisht Komisionerin për nëpunësin e mbrojtjes së të dhënave personale.

Kompania në fokus edhe të SPAK

“Agi Kons” dhe pronari përfitues i saj, Gentian Sula, janë përfshirë gjithashtu në një hetim të Prokurorisë së Posaçme.

Në vitin 2025, SPAK kërkoi dokumentacion nga Bashkia e Tiranës për leje ndërtimi, kontrata prokurimi dhe koncesione të lidhura me kompaninë për periudhën 2015-2024.

Sipas raportimeve mediatike, hetimi lidhet me dyshime për korrupsion aktiv në kuadër të dosjes “Veliaj”, ndërsa janë kërkuar edhe ortofoto satelitore për zonat “Kodra e Diellit” në Tiranë dhe resortin “Marea” në Qerret, projekte të lidhura me aktivitetin e kompanisë.

Tags: “Agi Kons”Gentian SulaInterMediaKomisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personalekompaninë e ndërtimit “Agi Kons”
Previous Post

Temperatura deri në 33 gradë, parashikimi i motit për sot

Next Post

“Jo me fyerje”, deputetja e Ramës shqetësohet për gjuhën e protestuesve, harron fjalorin e kryeministrit

Next Post
“Jo me fyerje”, deputetja e Ramës shqetësohet për gjuhën e protestuesve, harron fjalorin e kryeministrit

“Jo me fyerje”, deputetja e Ramës shqetësohet për gjuhën e protestuesve, harron fjalorin e kryeministrit

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

September 27, 2026
“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

September 26, 2026
Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

September 29, 2026
Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

September 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al