Thursday, August 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Incidenti në protestë/ Gazetari Osman Stafa sulmohet fizikisht, UGSH kërkon hetim

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Incidenti në protestë/ Gazetari Osman Stafa sulmohet fizikisht, UGSH kërkon hetim
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Osman Stafa, gazetari i News24, denoncoi mbrëmjen e së dielës se ishte sulmuar nga 2 persona në qendër të Tiranës, teksa raportonte nga protesta qytetare.

Sipas gazetarit, dy personat në fjalë e kanë ofenduar dhe fyer, si edhe e kanë lënduar fizikisht. Stafa deklaroi se ka bërë denoncim ndaj dy agresorëve, ndërsa pohon se sulmi ka ardhur për shkak të detyrës së tij si gazetar.

“Ishim në shoqërinë e 2 gazetarëve të huaj, një italian dhe një polake, po marshonim për të kapur turmën. 2 persona na kanë prerë rrugën duke ofenduar si dhe më kanë lënduar lehtë fizikisht, duke më cilësuar si një person që punën time nuk e bëj mirë. Nuk kam reaguar ndaj këtij provokimi.

Ishin 2 persona që ishin të shqetësuar për raportimet dhe mbështetjen që i kam dhënë protestës. E dinin që isha gazetar dhe erdhën duke më çjerrë me thonj. Nuk jam shoqëruar por kam ardhur në policinë e shtetit për të kallëzuar 2 personat. Ishte sulm i mirëfilltë ndaj detyrës time si gazetar”, u shpreh Osman Stafa në një lidhje direkte për News24.

Pas incidentit, ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i cili kërkon hetim nga autoritetet për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj provokimit të dy personave datën 21.06.2026, rreth orës 18.00, ndaj gazetarit Osman Stafa, i cili rastin në fjalë e ka kallëzuar pranë organeve të policisë së shtetit. 

Personat agresivë e kanë sulmuar gazetarin me ofendime, me fyerje dhe deri në cënim të integritetit fizik të tij, për shkak të detyrës.

UGSH kërkon nga këto autoritete hetimin e shpejtë të rastit dhe zbardhjen e qëllimit të autorëve si dhe ndëshkimin ligjor”, thuhet në reagimin e UGSH.

Tags: dhunegazetarosman stafa
Previous Post

Nis protesta e 22-të kundër Ramës, mijëra qytetarë në shesh

Next Post

Qëndresa para Kryeministrisë vazhdon, një grup protestuesish kalojnë natën në bulevard

Next Post
Qëndresa para Kryeministrisë vazhdon, një grup protestuesish kalojnë natën në bulevard

Qëndresa para Kryeministrisë vazhdon, një grup protestuesish kalojnë natën në bulevard

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj
AKTUALITET

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

by Redaktor Redaktor
August 12, 2026
0

Një objekt prej druri që po ndërtohej si “beach bar” në zonën e Shën Janit, në Karaburun, u shemb pasditen...

Read moreDetails
Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

July 22, 2026
“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

August 8, 2026
“Në Londër me Range Rover për 24 mijë pound”, Sky News zbulon skemën e re të trafikimit

“Në Londër me Range Rover për 24 mijë pound”, Sky News zbulon skemën e re të trafikimit

August 7, 2026
Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

August 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Korça po boshatiset, alarmi i shifrave/ Alolli: Bilanci natyror më negativ në vend, 265 më shumë vdekje se lindje

Korça po boshatiset, alarmi i shifrave/ Alolli: Bilanci natyror më negativ në vend, 265 më shumë vdekje se lindje

August 12, 2026
Çim Fusha në SPAK, Tan Agolli i FSHZH i jep 6,5 MLD lekë të rregullojë bregun e Durrësit fund-sezoni

Çim Fusha në SPAK, Tan Agolli i FSHZH i jep 6,5 MLD lekë të rregullojë bregun e Durrësit fund-sezoni

August 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al