Tiranës i është shtuar një tjetër pikë e re gastronomike që premton të kënaqë adhuruesit e ushqimit të shpejtë.
Arli’s Bite, i vendosur në zonën e Jordan Misja, po tërheq vëmendjen e klientëve falë shumëllojshmërisë së produkteve, por edhe çmimeve të përballueshme.
Nga sufllaqet e shijshme, burgerët e përgatitur me kujdes dhe crispy strips, deri te street tacos, menunë e Arli’s Bite e karakterizon diversiteti, duke ofruar alternativa për çdo preferencë dhe çdo moment të ditës.

Një tjetër pikë e fortë e këtij lokali janë edhe combo-t ekonomike, të cilat kombinojnë produktet më të kërkuara me çmime konkurruese, duke e bërë zgjedhjen ideale për familje, të rinj dhe grupe shoqërore.
Përveç cilësisë dhe shijes, klientët vlerësojnë edhe raportin e mirë mes çmimit dhe produktit, duke e kthyer Arli’s Bite në një nga adresat më premtuese të fast food-it në kryeqytet.
I pozicionuar në Jordan Misja, Tiranë, Arli’s Bite synon të sjellë një eksperiencë moderne të street food-it, me produkte të freskëta, shërbim të shpejtë dhe një menu që i përshtatet çdo shijeje.

Arli’s Bite – ndalesa e re për të gjithë ata që kërkojnë shije, shumëllojshmëri dhe çmime të arsyeshme në zemër të Tiranës.
Për të shijuar ushqimet e Arli’s Bite, porositë mund t’i bëni në aplikacionin Wolt.








