Saturday, October 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shisnin drogë te moshat e reja në Sarandë e Delvinë, 16 persona dërgohen në gjyq

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Shisnin drogë te moshat e reja në Sarandë e Delvinë, 16 persona dërgohen në gjyq
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 16 persona të akuzuar kryesisht për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Sipas organit të akuzës, në kuadër të procedimit penal nr. 647, pas një hetimi njëvjeçar të zhvilluar me metoda proaktive, vëzhgime dhe përgjime, u dokumentua aktiviteti i një grupi personash që shpërndanin lëndë narkotike në qytetet e Sarandës dhe Delvinës, kryesisht te të rinjtë.

Hetimet janë drejtuar nga prokurorja Esmeranda Basho, nën drejtimin e së cilës është ndërtuar dosja hetimore që çoi në identifikimin dhe marrjen si të pandehur të 16 personave. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se hetimi është mbështetur në prova të siguruara përmes teknikave speciale të hetimit, duke dokumentuar raste të përsëritura të shitjes së lëndëve narkotike.

Nga hetimet rezultoi gjithashtu se tre prej të pandehurve akuzohen edhe për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u konstatuan nën efektin e lëndëve narkotike në momentin e ndalimit nga policia.

Mes personave të dërguar në gjyq janë J.I., M.H., P.B., E.H., M.D., O.A., F.A., Xh.M., S.M., D.Q., E.T., A.C., E.D., V.K., E.A. dhe A.Ç., të akuzuar për vepra të ndryshme që lidhen me narkotikët, armëmbajtjen pa leje dhe drejtimin e automjeteve nën efektin e lëndëve narkotike.

Ky procedim konsiderohet një nga hetimet më të gjera të ndërmarra nga Prokuroria e Sarandës kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën jugore të vendit, me fokus të veçantë mbrojtjen e të rinjve nga fenomeni i përdorimit dhe shitjes së drogës.

Prokuroria e Sarandës ka theksuar se mbetet e angazhuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht të gjithë personat e përfshirë në veprimtari të kundërligjshme që lidhen me prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Tags: droge policiasarandr
Previous Post

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

Next Post

Ndërtime pa leje në zemër të Butrintit, në gjyq kryeinspektori i IVMT-së, tre inspektorë dhe ndërtuesit

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

October 2, 2026
U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

October 5, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gazetarja: Çështja e Ron Yeffet mund të prekë nivelet e larta të qeverisjes

Gazetarja: Çështja e Ron Yeffet mund të prekë nivelet e larta të qeverisjes

October 9, 2026
Tenderi i paracaktuar për faturat e tatimeve! Igli Tafa u fal 9.3 mln € kroatëve për “qoka politike”

Tenderi i paracaktuar për faturat e tatimeve! Igli Tafa u fal 9.3 mln € kroatëve për “qoka politike”

October 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al