Sunday, September 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të amerikës, por edhe nga bashkimi europian i cili deklaroi se ka marrë garancinë nga qeveria shqiptare për respektimin e të gjitha standardeve, vëmendja ndërkombëtare vijon të rritet.

Në Vlorë, ndodhet edhe gazetari i medias prestigjioze New York Times, Andrew Higgins, shef i zyrës për Europën Lindore e Qëndrore, I cili vlerësoi edhe zhvillimin e projektit turistik. Sipas tij, investimet duhen parë në funksion të natyrës së menaxhimit dhe jot ë kundërshtohen në parim.

“Isha në Zvërnec, e vizitova, më pëlqeu. Por varet çfarë do të bëjnë me të. Është shumë i bukur. Varet se si do të menaxhohet investimi. Nuk jam kundër tij në parim, por nuk është puna ime të kundërshtoj investimet. Dua  Të them, ka shumë shumë akuza të rënda në internet. Kështu që njerëzit i shohin ato dhe mendojnë… e dini, disa njerëz mendojnë se Zvërneci dhe Shqipëria janë në luftë civile, gjë që padyshim nuk është e vërtetë. Mendoj se qytetarë amerikanë, që kanë interesa politike, po e shohin Shqipërinë si vend ku mund t’i shprehin ato interesa.”

Higgins u shpreh gjithashtu se Shqipëria ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dekadave të fundit, duke përmirësuar infrastrukturën dhe duke u kthyer në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turizmin ndërkombëtar.

“Unë kam qenë këtu 30 vite më parë dhe ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë që atëherë. Kryesisht për mirë. Kur kam qenë këtu për herë të parë, rrugët ishin të tmerrshme. Kam qenë në Veri, në Kukës atëherë, dhe rrugët ishin plot me banditë. Ndërsa tani rrugët janë shumë të mira. Pra po, gjërat janë përmirësuar shumë.”

Sipas tij, vendi ofron një alternativë konkurruese në rajon, për shkak të kostove më të ulëta dhe potencialit të madh natyror.

“Është fantastike. Ka plazhe të shkëlqyera. Gjëja e mirë është se plazhet janë me rërë, jo me gurë, gjë që është gjithmonë më mirë, sipas mendimit tim. Për turizmin, do ta rekomandoja Shqipërinë. Nuk është i vetmi vend i bukur në këtë rajon, por është shumë më i lirë se, për shembull, Kroacia apo Greqia.”

Ndërsa debati për projektin e Zvërnecit vijon, prania e përfaqësuesve të mediave ndërkombëtare dhe qëndrimet mbështetëse nga partnerët euro-amerikanë po e vendosin gjithnjë e më shumë në fokusin e zhvillimeve rajonale.

Tags: Andrew Higginsgazetari i medias prestigjioze New York TimesHigginsshef i zyrës për Europën Lindore e QëndroreZvernec
Previous Post

Protesta/ Policia procedon 16 qytetarë dhe shpall në kërkim 2 të tjerë

Next Post

Rrëzohet amendamenti i eurodeputetes Ilaria Salis kundër projektit turistik në Zvërnec dhe Sazan

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

September 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pankartat nga protesta e 113-të: Fund pazareve të kryetarëve, vota u takon qytetarëve!

Pankartat nga protesta e 113-të: Fund pazareve të kryetarëve, vota u takon qytetarëve!

September 20, 2026
Aksident në aksin Maqellarë–Peshkopi, nënë e bir nisen drejt Tiranës

Aksident në aksin Maqellarë–Peshkopi, nënë e bir nisen drejt Tiranës

September 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al