Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

I akuzuar për korrupsion, Beqaj në hall me laboratorin e SPAK: Nuk dihet nëse është i akredituar

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
I akuzuar për korrupsion, Beqaj në hall me laboratorin e SPAK: Nuk dihet nëse është i akredituar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën e radhës gjyqësore për dosjen e njohur si “Sterilizimi”, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kundërshtuar vlefshmërinë e provave digjitale të paraqitura nga organi i akuzës, duke kërkuar përjashtimin e tyre nga procesi.

Gjatë fjalës së tij në gjykatë, Beqaj ngriti dyshime mbi laboratorin e përdorur për ekspertimin e këtyre provave, duke pretenduar se nuk është bërë e qartë nëse ai disponon akreditimin e nevojshëm. Sipas tij, pavarësisht kërkesave të përsëritura të mbrojtjes, nuk është dhënë një përgjigje zyrtare lidhur me këtë çështje.

“Kam dyshim te laboratori i SPAK. Laboratori i SPAK nuk ka akreditim, ose nëse e ka, nuk e tregon atë. Tri herë avokati im ka pyetur a është laboratori  i akredituar. BKH thotë, kjo i takon SPAK. SPAK nuk ka kthyer përgjigje”, ka thënë ai.

Ish-ministri vuri në diskutim edhe vlefshmërinë e disa programeve kompjuterike të përdorura nga hetuesit. Në përfundim, Beqaj kërkoi pushimin e procedimit penal ndaj tij, duke deklaruar se nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm dhe se në këtë çështje nuk ka pasur vjedhje

“Provat digjitale të përjashtohen. Kërkoj të përjashtohet si provë “aneksi 5”, pasi është një letër pa firmë, pa vulë. As dokument nuk mund të quhet, jo më provë. Te drafti i Kodit të ri penal ka përkufizim “vjedhja”. Neni i kodit penal në komunizëm nuk ka përkufizim. Të tillë kanë vijuar edhe pas. Përkufizimi më i mirë është në kodin e kohës së Zogut. Në 18 kode penale të vendeve të huaja, që ju kam sjellë, e kanë një përkufizim të vjedhjes. Unë si ministër, as pranoj faturë, as firmos pagesë. Ligji nuk saktëson se cila është sjellja e gabuar. Kërkoj pushimin e çështjes penale. Unë nuk kam vjedhur. As Ilir Rrapaj nuk ka vjedhur”, shtoi ai.

Tags: BeqajIlir BeqajIsh-ministri i Shëndetësisëkorrupsion
Previous Post

Protestuesit vazhdojnë marshimin prej katër orësh: Gënjeshtrave iu erdhi fundi!

Next Post

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 10 Qershor 2026

Next Post
Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 10 Qershor 2026

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 10 Qershor 2026

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

November 6, 2026
Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori

Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al