Vetëm 20 minuta pas nisjes së provimit, në rrjet u shpërnda teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën 2026.
Sipas Ministrisë, teza u publikua nga një maturant në shkollë të mesme në Kukës, i cili është përjashtuar. Maturanti është konstatuar duke fotografuar tezën gjatë zhvillimit të testimit.
Provimi i dytë i maturës po zhvillohet në 144 qendra provimi dhe përfshin mbi 26,600 maturantë, ndërsa të gjitha procedurat po zbatohen në përputhje të plotë me Rregulloren e Maturës Shtetërore.







