Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“B*thëlëpirës”, Ramës nuk i pëlqejnë komentet, reagon pas takimit në Elbasan

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2026-2027, çmimet do të rriten
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit të zhvilluar në Elbasan, duke dënuar gjuhën e përdorur ndaj tij dhe  socialistëve që morën pjesë në aktivitetin e Partisë Socialiste.

Pasi vet bëri kllounin dhe imitoi blogeret dhe influencerat, njëkohësisht si ka ndalur ofendimet ndaj qytetarëve të cilët protestojnë kundër tij dhe qeverisë, Rama u prek në sedër dhe vendosi të bëjë një reagim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi një sërë komentesh kritike dhe fyese të shkruara nga qytetarë në rrjet, duke argumentuar se ato tregojnë se protesta kundër projekteve në Zvërnec dhe Sazan ka humbur karakterin ambientalist.

“Kur mblidheni ju me blogerë e influencera dhe luftoni me projekte imagjinare për të shpëtuar flamingot nga vdekja imagjinare, kjo është Shqipëria e Re. Ndërsa kur mblidhen të tjerët ju i jepni vetes të drejtën t’i shani, t’i ofendoni e t’i pështyni”, shkruan Rama.

Mes komenteve të publikuara nga kreu i qeverisë kishte qytetarë që e akuzonin se kishte mbledhur “pensionistë me nostalgji për komunizmin”, “patronazhistë” dhe persona të detyruar për të marrë pjesë në aktivitet.

Të tjerë e cilësonin turmën e mbledhur si “sahanlëpirës”, “bythëlëpirës” apo njerëz që ndjekin “hajdutin”, ndërsa kishte edhe komente që krahasonin organizimin me kohën e regjimit komunist, me frazën: “Tamam si në kohën e xhaxhit, të gjithë rresht”.

Në reagimin e tij, Rama përsëriti se projektet turistike në Zvërnec dhe Sazan nuk do të ndalen, pavarësisht kundërshtimeve, duke i cilësuar ato si investime që do të kthehen në “shembëlltyra krenarie kombëtare” dhe motorë të rinj të ekonomisë shqiptare.

REAGIMI I PLOTE

“Pra kur mblidheni ju me Rrethin Katror, e me blogerë e influencera që vijnë në bulevard për të marrë follouersa e llajke mbi tribunë, e me lloj-lloj qorrallapajsh rrotull dhe luftoni me tradhëtarë imagjinarë, kundër projektesh imagjinare, për të mbrojtur natyrën nga shkatërrimi imagjinar e për të shpëtuar flamingot nga vdekja imagjinare, kjo është “Shqipëria e Re”, “Shqipëria e Shqiptarëve”, “Shqipëria që nuk shitet”, ndërsa kur mblidhen të tjerët ju i jepni vetes të drejtën t’i shani, ofendoni, pështyni, siç bëni me të tërë ata që marrin kurajon të shprehin ndonjë mendim ndryshe në faqet e tyre dhe duhet të marrin mbrapsht furinë e gjuhës më anti-ambientaliste të mundshme?

Këto bashkëngjitur janë vetëm disa prej mbetjeve të gojës suaj, në adresë të socialistëve të Elbasanit sot, të cilat po ia bashkëngjis këtij shënimi për të gjithë ata që kujtojnë gabimisht se ka mbetur më ambientalizëm në atë protestë të stisur me ndjenjat e shumëkujt, duke i siguruar të tërë njerëzit e mirë e të shqetësuar pa dallim, se projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen kurrësesi, po do të bëhen shembëlltyra krenarie kombëtare, motorë të rinj të një ekonomie të denjë për një vend të Bashkimit Europian, pasqyra shembullore të zhvillimit të qëndrueshëm dhe destinacione që do t’i shohë me admirim mbarë bota???⭐️??”

Tags: edi ramakomenteqytetaret
Previous Post

U nda nga jeta pas një aksidenti me makinë, Elbasani mban homazhet për futbollistin Fatjon Bunjaku

Next Post

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të hënë

Next Post
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të hënë

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të hënë

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Avokati i Popullit ngre shqetësime për dhunë policore dhe mbipopullim pas protestës në Tiranë

Avokati i Popullit ngre shqetësime për dhunë policore dhe mbipopullim pas protestës në Tiranë

October 21, 2026
Vendosën tritol në makinën e administratorit të Shushicës, arrestohen dy të dyshuar në Tiranë

Vendosën tritol në makinën e administratorit të Shushicës, arrestohen dy të dyshuar në Tiranë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al