Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kaosi pas fitores së PSG në Champions, shënohet viktima e parë, 57 policë ngelin të plagosur

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, Sport
0
Kaosi pas fitores së PSG në Champions, shënohet viktima e parë, 57 policë ngelin të plagosur
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Festimet për fitoren të Paris Saint-Germain në finalen e Champions League kundër Arsenalit janë shndërruar në trazira të dhunshme në disa qytete të Francës, duke lënë pas një viktimë, disa të plagosur dhe qindra të arrestuar.

Sipas mediave franceze, përleshjet mes tifozëve dhe policisë u raportuan në Paris, Rennes, Strasburg dhe Grenoble. Autoritetet konfirmuan se një 23-vjeçar humbi jetën pasi u përplas me motor në një bllok betoni gjatë incidenteve, ndërsa një 17-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në terapi intensive pasi u godit disa herë me thikë pranë Champs-Élysées.

Në Paris, grupe tifozësh dogjën automjete, vandalizuan dyqane dhe dëmtuan pronë publike. Një grup i vogël tentoi madje të sulmonte një komisariat policie, duke detyruar forcat e rendit të ndërhyjnë me masa të forta sigurie.

Prokuroria e Parisit bëri të ditur se 277 persona janë vendosur në paraburgim, mes tyre edhe 82 të mitur. Shumica e arrestimeve lidhen me sulme ndaj policëve, vandalizëm, vjedhje dhe prishje të rendit publik.

Një tjetër incident serioz ndodhi kur një automjet humbi kontrollin dhe u përplas me tarracën e një restoranti, duke plagosur dy persona, njëri prej tyre rëndë.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, deklaroi se gjithsej 57 efektivë policie mbetën të plagosur dhe se episode dhune u regjistruan në të paktën 15 qytete të vendit.

Previous Post

Detaje nga aksidenti në aksin Bulqizë-Klos, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Next Post

Dy futbollistët e Kombëtares gjobiten nga policia, arsyeja

Next Post
Dy futbollistët e Kombëtares gjobiten nga policia, arsyeja

Dy futbollistët e Kombëtares gjobiten nga policia, arsyeja

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al