Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Dita e arafatit, rreth 2 milion pelegrinë fillojnë haxhin mes tensioneve globale

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
Dita e arafatit, rreth 2 milion pelegrinë fillojnë haxhin mes tensioneve globale
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi dy milionë pelegrinë myslimanë nga vende të ndryshme të botës u mblodhën në Mali Arafat për të kryer ritualin më të rëndësishëm të Haxhit, në prag të festës së Kurban Bajrami.

Besimtarët u ngjitën në malin e shenjtë për të shënuar Ditën e Arafatit, një nga momentet më të rëndësishme në kalendarin islam, ku myslimanët luten për falje, mëshirë dhe paqe për veten dhe familjet e tyre.

Sipas traditës islame, në këtë vend Profeti Muhamed mbajti predikimin e tij të fundit. Pelegrinët do të vijojnë më pas ritualet e tjera të Haxhit, përfshirë ceremoninë simbolike të goditjes me gurë të djallit, që shënon edhe nisjen e festimeve të Kurban Bajramit.

Pavarësisht temperaturave ekstreme që kanë kaluar 45 gradë Celsius dhe tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme, miliona besimtarë udhëtuan drejt Arabia Saudite për të përmbushur një nga pesë shtyllat e Islamit.

Autoritetet saudite kanë vendosur masa të shtuara sigurie dhe mbrojtjeje shëndetësore për të shmangur incidentet nga i nxehti ekstrem, pas rasteve tragjike të viteve të fundit, ku gjatë sezonit të Haxhit humbën jetën mbi 1300 persona.

Për menaxhimin e pelegrinazhit janë angazhuar më shumë se 250 mijë punonjës, përfshirë ekipe mjekësore, forca sigurie dhe shërbime emergjente.

Haxhi konsiderohet një detyrim fetar që çdo mysliman duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë, nëse ka mundësi fizike dhe financiare, ndërsa mbetet një nga grumbullimet më të mëdha fetare në botë.

Tags: Dita e arafatithaxhikurban bajrammysliman
Previous Post

Mister fati i Bleona Matës, e ëma në lot: Çfarë po bën shteti, kanë kaluar 16 vite

Next Post

Tiranë/ Makina përplas motorin, ndërron jetë një person

Next Post
Tiranë/ Makina përplas motorin, ndërron jetë një person

Tiranë/ Makina përplas motorin, ndërron jetë një person

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tensione në protestën e 19 tetorit, fishekzjarrë drejt selisë së PS-së dhe policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Tensione në protestën e 19 tetorit, fishekzjarrë drejt selisë së PS-së dhe policia përgjigjet me gaz lotsjellës

October 19, 2026
Gazetari goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

Gazetari goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al