Thursday, November 5, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit, e motra rrëfen detajet troditëse: Ish-partneri e dhunonte barbarisht…

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit, e motra rrëfen detajet troditëse: Ish-partneri e dhunonte barbarisht…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Unë kam qenë në Itali kur më ka lajmëruar mamaja. Më tha Xhuana nuk është mirë në spital. Po pse mam çka Xhuana. Nuk e di se çfarë ka kaluar atë natë, sepse nuk e kam gjetur të gjallë”.

Ky është rrëfimi tronditës për emisionin “Në Shënjestër”, i një motre për të motrën e saj e cila i dha fund jetës në mënyrë tragjike, mëngjesin e datës 10 Mars, duke pirë fotoksinë, pas dhunës mizore që kishte përjetuar nga ish-bashkëshorti, njeriu me të cilin ishin lidhur që në bankat e shkollës dhe kishte projektuar një jetë të lumtur. Por që me kurorëzimin në martesë, lidhja ishte kthyer në një ferr të pambarimtë, që e kishte përndjekur nga pas edhe pas ndarjes.

Marjana Kalaj, nuk mundi ta shikojë të gjallë motrën e saj Xhuanën ndërsa ajo po lëngonte në shtratin e spitalit në momentet e fundit të jetës së saj.

Një jetë e ndërprerë në mes siç ajo thotë nga njeriu që Xhuana kishte zgjedhur të ndërtonte ëndrrat e saj, si çdo vajzë në atë moshë.

Një ngjarje e cila edhe sot fsheh shumë mistere, ndërsa bashkëshorti i Xhuanës, Eraldo Fizi, vazhdon të jetë në arrati.

Xhuana e cila ishte vetëm 25 vjeç, kur i dha fund jetës, por që pas la një letër, si dëshmi të dhunës që Eraldo shkaktoi mbi trupin e saj.

Atë natë ku nga sa kuptohet ata ishin bashkë në një apartament të marrë me qira nga Xhuana në Tiranë, me qëllimin për t’u sqaruar, por që mesa duket biseda midis tyre përfundoi në dhunë dhe më tej në aktin final të vetëflijimit nga 25 vjeçarja.

“Xhuana punonte çdo ditë, ai nuk punonte dhe sikur përjetoi një gjendje shumë të rëndë nga ky ambient toksik dhe vendosi të ndahej se nuk shkonte më marrëdhënia siç duhej”, deklaron Marjana Kalaj.

Sipas rrëfimit të motrës Marjana, Xhuana dhe Eraldo kishin vite që njiheshin. Madje që nga koha e shkollës dhe kjo i kishte bërë të ishin bashkë. Një dashuri e cila dukej e pacënueshme nga asgjë dhe që në vitin 2025 u kurorëzua në martesë. Por pikërisht këtu gjithçka ndryshoi në sjelljen e Eraldos.

Marjana tregon se ai filloi të bëhej agresiv dhe kjo solli kontradiktat e para dhe të thella midis tij dhe së motrës Xhuanës. Një faktor i rëndësishëm në helmimin e kësaj marrëdhënie u bë edhe familja e Eraldos, e cila sipas Marjanës, nuk e mbështeti Xhuanën.

Një tjetër arsye e ndarjes së tyre të shpejtë u bë edhe jeta me vese e Eraldos, që po ndikonte në ekonominë e tyre të re si çift.

“Ka 7-8 vite që janë njohur. Pas një lidhje të gjatë u martuan. Mirëpo kur u martuan filluan problemet e shumta në familjen e Eraldos. Familja e Eraldos nuk e mbështeti. Pati dhunë psikologjike nga vjehrra. Ish- bashkëshorti vazhdoi jetën e tij të natës, të bixhozit”, shprehet ajo.

Do të ishin pikërisht këto probleme që çuan Xhuanën në vendimin për t’u ndarë nga Eraldo dhe për të vazhduar jetën në Tiranë. Një vendim që sipas Marjanës, nuk u mor nga Xhuana për t’u ndarë përfundimisht nga Eraldo, pasi ajo e donte atë.

Por për t’i dhënë kohë atij të reflektonte mbi të gjitha arsyet që e kishin kthyer marrëdhënien e tyre të re martesore në në një marrëdhënie toksike.

Por dhe për t’i dhënë një kuptim tjetër jetës së saj profesionale.

Kjo pasi Xhuana kishte përfunduar studimet për jurisprudencë dhe ishte profilizuar në noteri. Profil që kërkonte ta ushtronte.

“Dhuna psikologjike ka qenë por Xhuana e donte shumë dhe shpresonte që ai do të ndryshonte. Duke kaluar koha ajo mendonte se edhe kur të ndaheshin ai do të bashkohej. Xhuana jetonte me me shpresën se ai do të kishte një ndjenjë të madhe për të dhe do të jetonin bashkë, por ai ndryshoi totalisht. U bë shumë agresiv”, tha ajo.

Do të ishte pikërisht kjo sjellje agresive e Eraldos, e cila sa do të vinte dhe do të bëhej më e pranishme në marrëdhënien e tij me Xhuanën, të cilën mesa duket ai e konsideronte si një pronë të tij të fituar që nga bankat e shkollës. Arsyeja për të cilën ai nuk e mirëkuptoi kurrë vendimin e Xhuanës për të lënë Lezhën dhe për t’u vendosur në Tiranë.

Ku ajo kishte menduar që shkëputja e Eraldos nga gjiri toksik familjar ku ishte rritur, mund t’i jepte atij reflektimin e duhur se si duhet ndërtuar dhe mbajtur një marrëdhënie e re martesore.

“U bë shumë dhunues me fjalë. Nuk reshti së ndjekuri motrën deri sa natën e fundit që e kemi marrë vesh që motra dha jetën nga dhuna e tij. Dhunë barbare, dhunë që nuk e di se si ka vënë dorë te motra ime. Tre muaj pas martese që përjetoi këtë dhunë psikologjike, këtë ambient toksik te familja e burrit. Nuk gjente rehati. Dhe mendonte që ndoshta të dy të ndarë do fillonte një jetë e re në Tiranë sepse motra erdhi në Tiranë për arsye pune. Të gjente veten në profesion me shpresën që jeta e saj do ishte shumë më bukur, por ai nuk e la të qetë. Ndoshta nga xhelozia e tepërt, ndoshta nga idea që motra po ndihej mirë në Tiranë, do fillonte një punë notere në profesionin e saj dhe nuk e dimë akoma pse ai ushtroi dhunë ndaj motrës sonë”, shprehet Marjana.

Sikundër Marjana rrëfen, Eraldo nuk e la të qetë Xhuanën as në Tiranë. Aty ku ajo ishte zhvendosur fillimisht te motra e saj dhe më pas kishte marrë një apartament me qira bashkë me një shoqen e saj. Por pa e menduar se më e keqja ende nuk kishte ardhur dhe se do e përcillnin motrën e tyre për herë të dytë të veshur me fustanin e nusërisë, por këtë herë të veshura me të zeza.

/Emisioni Në Shënjestër

Previous Post

Përmbytjet “zhysin” bujqësinë, bien eksportet e perimeve dhe frutave

Next Post

Aksident në Fier, “Porsche” përplas dy mjete të parkuara, shoferi tenton të arratiset

Next Post
Aksident në Fier, “Porsche” përplas dy mjete të parkuara, shoferi tenton të arratiset

Aksident në Fier, “Porsche” përplas dy mjete të parkuara, shoferi tenton të arratiset

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Raporti i KE-së për Shqipërinë, Shoqata e Bashkive: Unifikimi nuk provohet me propagandë

Raporti i KE-së për Shqipërinë, Shoqata e Bashkive: Unifikimi nuk provohet me propagandë

November 5, 2026
ISHTI: Incidentet me bombolat, pasojë e rrjedhjes së gazit

ISHTI: Incidentet me bombolat, pasojë e rrjedhjes së gazit

November 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al