Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përgjigje për propozimin për paqe

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, BOTË
0
Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përgjigje për propozimin për paqe
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta në Iran dhe në Lindjen e Mesme më gjerë dukej se kishte hyrë në një fazë pritjeje vonë më 9 maj, ndërsa Uashingtoni po priste përgjigjen e Iranit ndaj propozimit të tij më të fundit për paqe.

Ndërkohë Teherani, i cili ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare, vazhdoi të mbajë qëndrimin e tij armiqësor ndaj SHBA-së.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, i linjës së ashpër, reagoi me zemërim ndaj vazhdimit të bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane, duke kërcënuar se “çdo sulm ndaj cisternave iraniane dhe anijeve tregtare do të rezultojë me një sulm të rëndë ndaj njërit prej qendrave amerikane në rajon dhe anijeve armike”.

Kjo vjen një ditë pasi sulmet amerikane çaktivizuan dy cisterna me flamur iranian në Gjirin e Omanit, për të cilat Uashingtoni tha se po përpiqeshin të shkelin bllokadën ndaj porteve iraniane.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), më 9 maj, tha se bllokada e saj detare “vazhdon të zbatohet plotësisht” dhe se që nga 13 prilli ka ridrejtuar 58 anije tregtare dhe ka çaktivizuar katër të tjera “për të parandaluar hyrjen ose daljen e anijeve nga portet iraniane”.

Pyetje për udhëheqjen iraniane

Sulmet ajrore amerikano-izraelite të nisura më 28 shkurt kanë zhdukur një pjesë të madhe të udhëheqjes iraniane, duke bërë që presidenti amerikan, Donald Trump, ta quajë regjimin “të çrregulluar” dhe pa udhëheqës të qartë.

Disa vëzhgues kanë thënë se Garda Revolucionare Islamike ka rritur pushtetin e saj dhe është kundërvënë ndaj udhëheqësve më të moderuar, të cilët kanë kërkuar arritjen e një marrëveshjeje me negociatorët amerikanë.

Më 8 maj, si Trumpi ashtu edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, thanë se po prisnin një përgjigje ndaj ofertës më të fundit amerikane, që thuhet se është një memorandum njëfaqësh që do t’i jepte fund luftimeve dhe do të hapte Ngushticën jetike të Hormuzit, por do të linte për diskutime të mëvonshme disa çështje kyç, përfshirë të drejtën e Iranit për pasurimin e uraniumit.

Por, deri në orët e hershme të 10 majit sipas kohës së Lindjes së Mesme, nuk kishte asnjë shenjë se Teherani ua kishte dërguar ndërmjetësve pakistanezë përgjigjen e tij ose ndonjë koment tjetër publik, përveç një deklarate të shkurtër që vinte në pikëpyetje seriozitetin e Uashingtonit në bisedime.

“Përshkallëzimi i fundit i tensioneve nga forcat amerikane në Gjirin Persik dhe veprimet e tyre të shumta në shkelje të armëpushimit kanë shtuar dyshimet për motivimin dhe seriozitetin e palës amerikane në rrugën e diplomacisë”, tha ministri i Jashtëm, Abbas Araqchi, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve ISNA.

Rubio mbrojti fuqishëm veprimet e fundit ushtarake amerikane në Gjirin Persik dhe hodhi poshtë përpjekjet iraniane për të rregulluar lundrimin nëpër Ngushticën e Hormuzit, një rrugë strategjike detare përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimeve globale me naftë dhe gaz.

“Irani tani pretendon se zotëron, se ka të drejtë të kontrollojë, një rrugë ujore ndërkombëtare… Kjo është diçka e papranueshme që ata po përpiqen ta normalizojnë”, tha Rubio, pas raportimeve se Teherani kishte krijuar një agjenci për të miratuar kalimin e anijeve nëpër ngushticë. /REL

Previous Post

SKANDAL NË VAUN E DEJËS/ Eskavatori iu dha familjarëve të zyrtares së Bashkisë, skualifikohen firmat e specializuara

Next Post

Bota humb rreth një miliard fuçi naftë për shkak të bllokimit në Ngushticën e Hormuzit

Next Post
Bota humb rreth një miliard fuçi naftë për shkak të bllokimit në Ngushticën e Hormuzit

Bota humb rreth një miliard fuçi naftë për shkak të bllokimit në Ngushticën e Hormuzit

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tirana nën tension, bankat mbyllin 33 degë dhe shkurtojnë orarin në 27 të tjera

Tirana nën tension, bankat mbyllin 33 degë dhe shkurtojnë orarin në 27 të tjera

October 19, 2026
Alarm nga organizata europiane për sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri

Alarm nga organizata europiane për sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al