Friday, September 11, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Raporti: Aktivistët dhe gazetarët në Shqipëri përballen me klimë sfiduese dhe armiqësore

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Raporti: Aktivistët dhe gazetarët në Shqipëri përballen me klimë sfiduese dhe armiqësore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një raport i fundit i organizatës Civil Rights Defenders për vitin 2025 nxori në pah sfidat kryesore që hasën aktivistët, gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile përgjatë punës së tyre në mbrojtje të të drejtave të njeriut si edhe të lirisë së medias në Shqipëri.

Sipas gjetjeve të raportit, aktivistët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut në vend gjatë vitit të kaluar u hasën me sfida të tilla si intimidim, fushata linçimi,  përndjekje ligjore dhe survejim.

“Vihet re një rritje e numrit të padive SLAPP, teksa aktorë të fuqishëm hodhën akuza për shpifje për të heshtur zërat kritikë të aktivistëve”, shkruan raporti i Civil Rights Defenders.

Aktualisht, Shqipëria nuk ka një mekanizëm ligjor për të ndaluar paditë SLAPP, edhe pse ka disa plane për të transpozuar direktivat anti-SLAPP të BE-së deri në vitin 2027.

“Aktivistë mjedisorë dhe komunitetet u targetuan kryesisht nga paditë SLAPP në vitin 2025”, shkruan më tej raporti lidhur me raste specifike.

“Në një rast të njohur, një kompani hidrocentralesh paditi tre aktivistë nga Mirdita pasi ato u shprehën mbi dëmet mjedisore që do shkaktonin hidrocentralet në zonën e mbrojtur të vendbanimit të tyre”, citojnë të dhënat e raportit të Civil Rights Defenders.

Sipas CRD, në këtë rast, në vend që të adresonte shqetësimet e komunitetit kompania ngriti një padi për shpifje dhe fyerje, duke pretenduar se deklaratat e aktivistëve i dëmtonin imazhin kompanisë.

Kjo përkthehet në sfidë të dyfishtë për aktivistët, ku në njërin front ato duhet të përballen me betejën në mbrojtje të mjedisit, ndërsa në frontin tjetër duhet të mbrojnë lirinë e tyre të shprehjes në gjyq.

Nga ana tjetër, iniciativat e një survejimit masiv potencial, të tilla si projekti i qeverisë “Smart City” që parashikon instalimin e mijëra kamerave në ambiente publike, ishte një tjetër sfidë e identifikuar nga raporti i Civil Rights Defenders që ka ngritur shqetësime të mëdha për privatësinë.

Edhe pse Kryeministri Rama e promovoi këtë projekt si “syri magjik për sigurinë publike”, ekspertët e sigurisë digjitale vunë në pikëpyetje mungesën e transparencës dhe të planit të masave për mbrojtjen e të dhënave.

“Pa një plan masash mbi mbrojtjen ligjore specifike për të dhënat, ky projekt krijon kushte për abuzim me survejimin, qoftë nga agjenci shtetërore apo qoftë nga hakera dashakeqës”, citon raporti i Civil Rights Defenders.

Aktivistët shprehen se në kushtet e mbrojtjes së dobët institucionale, dobësive në sigurinë kibernetike dhe mungesës së një autoriteti për mbrojtjen e të dhënave, rritet risku që të dhënat personale ose pamjet të keqpërdoren, të rrjedhin, apo të shfrytëzohen nga aktorë dashakeqës.

Më tej, intimidimi direkt i aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe aktorëve mediatikë nga aktorë shtetërorë si policia, shërbimet e sigurisë, dhe zyrtarët shtetërorë, mbeti një shqetësim real sipas të dhënave të Civil Rights Defenders për vitin 2025.

“Aktivistët e të drejtave të njeriut raportuan ndërhyrje dhe intimidim nga policia, ku të paktën 20 gazetarë dhe portale mediash u përballën me sulme verbale dhe fizike nga zyrtarë të shtetit”, citon raporti.

Gjithashtu raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare përcaktoi se “në shumë raste pati intimidim dhe ndërhyje në punën e gazetarëve në ditën e zgjedhjeve”.

Përtej zgjedhjeve, autoritetet policore u përfshinë edhe një aksion të paprecedentë në Gusht të vitit 2025, ku u bllokua sinjali i medias News 24, aksesi i gazetarëve në vendin e punës,  dhe u sekuestruan mjetet e punës të Focus Media Group, me justifikimin e mosmarrëveshjeve ligjore dhe administrative.

Organizatat në mbrojtje të lirisë së medias si Media Freedom Rapid Response dhe Reporterët pa Kufij kanë theksuar se pothuajse çdo gazetar kritik në Shqipëri mund të presë që të paditet apo të kërcënohet në një pikë të profesionit të tij.

Edhe pse në Janar të vitit 2026, parlamenti amendoi Kodin e ri Penal duke përfshirë një dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes, ky ndryshim citon vetëm gazetarët e regjistruar dhe të njohur, duke përjashtuar kështu mbrojtjen e aktorëve të tjerë që mbrojnë interesin publik.

Gjithashtu raporti i Civil Rights Defenders vëren se fushatat e linçimit online që shënjestrojnë aktivistët dhe gazetarët me narrativa dezinformuese dhe retorika armiqësore janë intensifikuar gjatë vitit 2025.

“Mediat ‘Fact-checkers’ dhe organizatat e pavaruara mediatike u etiketuan si ‘tradhëtarë’ apo ‘agjentë të huaj’, në përpjekje për të diskretituar punën e tyre, me narrativa dezinformuese dhe konsiprative të ekstremit të djathtë që i lidhinin ato me propagandën ‘pro-Sorosiane’”, citojnë gjetjet e raportit.

Një tjetër narrativë dezinformuese që u përhap përgjatë vitit 2025 lidhej dhe me adaptimin e ligjit për Barazi Gjinore në Parlamentin e Shqipërisë, kur grupet konservatore nisën një fushatë të re dezinformuese për të keqinterpretuar përmbajtjen dhe dispozitat e ligjit.

“Qindra postime që amplifikoheshin nga zërat konservatorë shpërndanë në rrjet artikuj që pretendonin se ligji do të lejonte martesat e të njëjtit seks, do krijonte gjini të shumëfishta, apo se do të shkatërronte familjet shqiptare”, citon raporti.

Komuniteti LGBTI+ ishte në qendër të këtyre sulmeve të kësaj fushate dezinformuese, duke nxitur më tej frikën dhe urrejtjen e shoqërisë ndaj tyre.

Kjo nuk ka qenë hera e parë që aktivistët LGBTI+ ishin shënjestër e fushatave të linçimit apo kërcënimeve online, pasi  sipas Civil Rights Defenders ato dhe grupe të tjera të margjinalizuara janë vazhdimisht target i gjuhës së urrejtjes apo kërcënimeve në vend./ BIRN

 

Previous Post

Hantavirusi/ Sa lloje ekzistojnë, si transmetohet dhe pse ekspertët nuk janë të shqetësuar

Next Post

Lojtari i “Big Brother”, Donald Veshaj me kullë 33 kate në Vlorë. Leja në zyrën e Edi Ramës

Next Post
Lojtari i “Big Brother”, Donald Veshaj me kullë 33 kate në Vlorë. Leja në zyrën e Edi Ramës

Lojtari i “Big Brother”, Donald Veshaj me kullë 33 kate në Vlorë. Leja në zyrën e Edi Ramës

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Punësimet dhe të ardhurat e familjarëve të deputetëve të opozitës

Punësimet dhe të ardhurat e familjarëve të deputetëve të opozitës

September 10, 2026
Minstri Malaj i valëvit faturën 40 mln euro gjykatësve pasi ata e paditën në SPAK

Minstri Malaj i valëvit faturën 40 mln euro gjykatësve pasi ata e paditën në SPAK

September 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al