Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandal në Himarë/ Skualifikohet oferta më e ulët, shpallet fitues i paracaktuar në tenderin për plazhet publike

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Skandal në Himarë/ Skualifikohet oferta më e ulët, shpallet fitues i paracaktuar në tenderin për plazhet publike
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër tender i dyshimtë ngre pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si po administrohen fondet publike në Himarë. Nën hijen e “sistemimit të plazheve publike”, rezulton se gara është kthyer në një procedurë formale, ku konkurrenca është eliminuar dhe fituesi duket i paracaktuar që në fillim.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Sistemimi i plazheve publike”, zhvilluar nga Ndermarrja e Sherbimeve Publike Himare, nën autoritetin e Qeverisja Vendore Himarë, me fond limit 4 156 998 lekë pa TVSH.

Në garë morën pjesë vetëm dy operatorë ekonomikë:

* ASI INVEST shpk

* KALIVIOTI shpk

Por ajo që ngre dyshime serioze është fakti se oferta më e ulët u skualifikua, ndërsa fitues u shpall kompania KALIVIOTI shpk me ofertë 4 072 850 lekë pa TVSH, shumë pranë fondit limit. Një skemë e njohur tashmë në tenderat publikë: hiq konkurrencën dhe shpall fituesin e preferuar.

Tenderi me numër reference REF-80648-04-01-2026 u hap më 2 prill 2026 dhe u mbyll më 14 prill 2026, po në të njëjtën datë kur u zhvillua edhe procedura. Vetëm dy operatorë në garë dhe në fund mbetet vetëm një “fitues”, ndërsa oferta më ekonomike hidhet poshtë. Pikërisht këtu nis hija e dyshimit për manipulim dhe favorizim.

Në çdo shtet normal, skualifikimi i ofertës më të ulët do të kërkonte transparencë maksimale dhe argumente të forta ligjore. Por në Shqipëri, sidomos në Himarë, tenderat po kthehen gjithnjë e më shumë në procedura të mbyllura ku fituesi duket se dihet para se të hapen zarfet.

Pyetja që shtrohet është e drejtpërdrejtë: pse u skualifikua operatori me ofertën më të ulët? Çfarë kriteresh “sekrete” nuk plotësoi? Dhe a kemi të bëjmë me një tjetër tender të qepur për klientë të paracaktuar?

Ky rast pritet të ndezë debat, ndërsa mbetet për t’u parë nëse institucionet e kontrollit dhe SPAK do të verifikojnë procedurën dhe arsyet reale të skualifikimit të konkurrencës në këtë tender për plazhet publike të Himarës./Timoni al

Tags: ASI INVEST shpkKALIVIOTI shpkmashtrimeplazhe publiketender
Previous Post

‘Çunat’ e Domjes dhunojnë brutalisht të riun: Mos kalo më në lagje!

Next Post

Ulet çmimi i naftës, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

Next Post
Ulet çmimi i naftës, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

Ulet çmimi i naftës, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Protestuesit sulmuan dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, 5 në pranga

Protestuesit sulmuan dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, 5 në pranga

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al