Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pozita dominuese e Philip Morris, Konkurrenca hap hetim për tregun e cigareve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Pozita dominuese e Philip Morris, Konkurrenca hap hetim për tregun e cigareve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të cigareve.

Në kuadër të monitorimit të tregut, Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbi importet e realizuara sipas subjekteve importuese për cigaret me kodet doganore përkatëse, për periudhën janar 2021 – dhjetor 2025.

Nga ky informacion, për produktet cigare dhe cigaret elektronike pa djegie rezultoi se tregu i importit të cigareve karakterizohet nga një nivel i lartë përqendrimi, ku ndërmarrja Philip Morris Albania zotëronte në vitin 2025 një pjesë tregu prej 57.96% në segmentin e cigareve tradicionale (FMC) dhe 97.74% në segmentin e cigareve elektronike.

Pjesa e tregut e kësaj ndërmarrjeje paraqitet në nivele të larta dhe në rritje progresive gjatë periudhës së analizuar, pa evidentuar luhatje domethënëse që do të tregonin presion të ndjeshëm konkurrues nga ndërmarrjet e tjera.

Ndërkohë, në Shqipëri ekziston prodhim vendas i duhanit. Sipas INSTAT, në vitin 2024 llogaritet se janë mbjellë 907 hektarë me duhan dhe janë prodhuar 1861 tonë duhan.

Për sa i përket prodhimit të cigareve, në Shqipëri prodhimi, nëse ekziston, ai është i papërfillshëm dhe informal. Marka e vetme e regjistruar në Shqipëri është DS (Durrësi Special), e cila funksionin vetëm si markë tregtare dhe prodhohet jashtë vendit.

Nga analiza e konkurrencës, ka rezultuar se tregu operon në një regjim të veçantë fiskal dhe rregullator, i karakterizuar nga nivel i lartë i akcizës, i përcaktuar në mënyrë progresive për periudhën 2022–2026; aplikimi i TVSH-së mbi çmimin e shitjes me pakicë; kontroll i posaçëm fiskal për mallrat me akcizë, përfshirë detyrimin për pullën e akcizës; ndalimi i reklamimit dhe sponsorizimit të produkteve të duhanit; përcaktimi dhe deklarimi i detyrueshëm i çmimit maksimal të shitjes me pakicë nga furnizuesi kryesor.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, këta faktorë përbëjnë barriera të konsiderueshme hyrjeje për ndërmarrje të reja dhe kufizojnë strukturën konkurruese të tregut. Në këto kushte, konkurrenca zhvillohet kryesisht ndërmjet furnizuesve kryesorë (importuesve), ndërsa distributorët dhe njësitë e shitjes me pakicë nuk kanë hapësirë reale për konkurrencë në çmim, pasi çmimi maksimal i shitjes me pakicë përcaktohet dhe kontrollohet nga furnizuesi kryesor.

Regjimi i çmimit maksimal të shitjes me pakicë përqendron kontrollin e çmimit në nivelin e furnizuesit kryesor, duke i dhënë këtij të fundit ndikim të drejtpërdrejtë mbi çmimin final në treg.

Duke marrë në konsideratë pjesën e konsiderueshme dhe në rritje të tregut të zotëruar nga një ndërmarrje e vetme, barrierat e larta hyrëse të krijuara nga regjimi fiskal dhe rregullator, centralizimin e përcaktimit të çmimit përmes mekanizmit të çmimit maksimal të shitjes me pakicë, si dhe rëndësinë ekonomike dhe fiskale të tregut të cigareve, vlerësohet i nevojshëm një verifikim i plotë i strukturës së tregut dhe i sjelljes së ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të cigareve në territorin e Republikës së Shqipërisë, për të vlerësuar nëse këto sjellje mund të përbëjnë shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Hetimi paraprak të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 27 mars 2026./ Monitor

Previous Post

Mashtrimi me call center në Tiranë, media greke: Rrjeti me 450 punonjës “gëlltiti” 50 milionë euro

Next Post

Një asteroid do të përplaset me Tokën, NASA njofton datën

Next Post
Një asteroid do të përplaset me Tokën, NASA njofton datën

Një asteroid do të përplaset me Tokën, NASA njofton datën

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al