Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si u zbulua grupi i “tregut të nëndheshëm online”, Sokoli: Bëji 50 blerje për mua, t’i heq nga Rydox

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Si u zbulua grupi i “tregut të nëndheshëm online”, Sokoli: Bëji 50 blerje për mua, t’i heq nga Rydox
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

 

SPAK ka kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me 6 vite burg të Shpend Sokolit, i akuzuar për “Mashtrimit kompjuterik” dhe  “Grupi i strukturuar kriminal”.

SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nga institucionet ligjzbatuese partnere policia gjyqësore janë  informuar se që nga nëntori i 2022, FBI po hetonte një treg të paligjshëm online me emrin Rydox.

Për disa muaj në 2020, Rydox u hoq nga online, por u rihap në shtator 2020. Rydox bënte reklama në Raidforums, një forum online kriminal i njohur, që ofron shitjen e regjistrave të spam, mjeteve për t’i dërguar ato si dhe tutorialet e tyre.

Rydox po ashtu ofron shitjen e kredencialeve për tu loguar në llogaritë e emailave, llogaritë e-commerce dhe llogaritë e takimeve online.

Bazuar në shqyrtimin e të dhënave të faqes online, përdoruesit kryesor të tregut online janë aktore të krimit kibernetik të cilët blejnë dhe shesin informacionet e identifikimit personal te viktimave(“PII”) apo informacione të tjera të kësaj natyre.

Rydox i referohet vetes si një “Treg i nëndheshëm online”.

Në shkurt 2023, forcat e zbatimit të ligjit, në koordinim me autoritetet e një vendi tjetër, morën provën shkencore të një serveri, që shërbente për rydox.cc.

Bazat e të dhënave përfshinin informacion për mbi 18,000 llogari të përdoruesve të Rydox, duke përfshirë usernames dhe adresat e emailit, transaksione monetare virtuale, paketa të blera nga përdoruesi si dhe të dhëna të gjendura në këto paketa të blera nga përdoruesit, apo një link për një dosje (file), që presupozohet se përmbante të dhënat e blera.

Nga analiza e bazës së të dhënave Rydox dhe vijimit të mëtejshëm të procesit ligjor, FBI ishte në gjendje të identifikonte tre administratorët e tregut Rydox.

Shpend Sokol, nga Kosova, ishte një nga zhvilluesit e faqes së internetit të Rydox, bashkëpronar i kompanisë shqiptare Scythe Labs.

Së bashku me dy persona të tjerë, Ardit Kutleshi dhe Jetmir Kutleshi, ai bashkëpunonte për të kryer këtë aktivitet të p-aligjshëm, ndërsa ishin nën hetim nga FBI.

Në vazhdim të përgjigjes së kërkesës për ndihmë juridike, drejtuar autoriteteve të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë dërguar dokumentet dhe materialet e tjera proceduriale.

Nga të dhënat e komunikimeve në aplikacionin Facebook rezulton se këto komunikime fillojnë nga data 30.05.2016, ku vërehet se si ka filluar marrëdhënia ndërmjet Ardit Kutleshit dhe Shpend Sokoli, dakordësisë për rolin e secilit dhe përfitimet që do të kishin në vazhdim nga bashkëpunimi i tyre.

Gjithashtu vërehet mënyra e veprimit në fillimin e ndërtimit të Rydox, programimit dhe ndërtimin e çdo funksioni të Rydox, që të bëhej funksional nga ana e Shpend Sokolit, sipas kërkesave të Ardit Kutleshit.

Shihet qartë thotë SPAK se Shpend Sokoli kërkon marrjen e fitimeve materiale nga bashkëpunimi i tyre, si dhe përfitime të tjera për projekte që do të bëjnë së bashku.

Pjesë nga komunikimet mes tyre:

Ardit Kutleshi- qysh muna me bo psh ni update, me I marr qdo her fresh userat qe e kan reseller 1

Shpend Sokoli: Spo tmard vesh

-qitu do nuk jon resellera do jon do e kan username ndryshe a muna me shkru naj komand qe lidhet me db me I bo update veq ata qe e kan reseller 1

-Mujm bojm najsen… spo di

-Hahaha still tirana lifestyle

-Se mu duft me ndrru vendodhjen per krime kibernetike

-Hahahah ka je

-Qe ndurrs qitu

-Tirane kesh diten e par

-Kit domain rydox.ru ma kan suspendu, tash e bleva rydox.cc edhe e shtova nhost si addon domain amo une e kom ble tjeter ka domain. E spo di qfar nameservera me i qit atje ku e kom ble domain Qe me u lidh me hostin e tanishëm

……..

Shpend Sokoli: I need some mofuckin help :p

Ardit Kutleshi: Mfal bal se nshpi sjom kon

-Sup?

-Qfar ka ndodhur

-Me bit coin 1 blerje me ma kry

-Qka ashtu

-Dmth ti mi bon 50 eki blerje une ti heki prej cmimit te rydoxit

-Okej G, qomi login te serverit

-le se i gjeta

-N notepad

/ Top Channel

Previous Post

Tigrat e Vlorës, energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet

Next Post

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

Next Post
Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al