Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Edi Rama do të zhdukë portin e Durrësit për të ndërtuar ‘Dubain’ e tij!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Berisha: Edi Rama do të zhdukë portin e Durrësit për të ndërtuar ‘Dubain’ e tij!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se synon të zhdukë portin e Durrësit për ta zëvendësuar me një projekt që ai e cilëson si “Dubain e 1001 netëve”.

Sipas Berishës, porti i Durrësit përbën pasurinë më të madhe publike të Shqipërisë dhe një aset me rëndësi të veçantë strategjike për transportin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai theksoi se transformimi i tij në një port turistik me apartamente, hotele luksoze dhe marinë jahtesh do të dëmtojë rëndë interesat kombëtare.

Berisha deklaroi se projekti parashikon ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano, por sipas tij, kapaciteti i tij do të jetë shumë më i vogël se ai aktual në Durrës.

“Shqipëria rrezikon të mbetet pa portin e saj kryesor, duke e zëvendësuar me një port shumë më të vogël”, u shpreh Berisha.

Ai ngriti gjithashtu akuza për mënyrën e financimit të projektit, duke pretenduar se pas tij fshihen interesa të errëta dhe se pasuria publike po u merret qytetarëve shqiptarë.

Sipas Berishës, ndërtimi i porteve të reja është i mundur, por jo në dëm të një aseti ekzistues strategjik si porti i Durrësit.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Ju kujtohet se çfarë kundërshtie pati për ndërtimin e Rrugës së Kombit, e cila haptas, mund të thuhej se ndryshon gjeostrategjinë e porteve të rajonit. Përgjigja ime ishte e prerë, qëllimi im është gjeostrategjia e Shqipërisë. Nuk kam qëllim të dëmtoj asnjë port tjetër, por kam qëllim të shfrytëzoj në maksimum pozicionin gjeografik të brigjeve shqiptare në raport me rajonin.

Në këtë kuadër, pra është normale dhe e domosdoshme që porti të konsiderohet si një aset i një rëndësie strategjike shumë të madhe.

Si një hub, si një nyje, zhvillim me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e transportit, për rritjen e madhe të peshës së brigjeve shqiptare, gjireve shqiptare, në transportin ujor ndërkombëtar.

Çfarë ndodh?

Në mënyrë të papritur dhe jashtë çdo lloj përfytyrimi del një ditë prej ditësh Edi Rama dhe u thotë shqiptarëve se në portin e Durrësit do të ndërtojë Dubain e 1001 netëve. Do të zhduk portin e Durrësit. Do ta shtrojë në një port marine, ku do ndërtojnë në trojet publike të atij porti 12.000 apartamente, 12.600 apartamente, 6 hotele me pesë, gjashtë yje, pishina të standardeve më të larta dhe një marinë për 200 jahte.

Dhe do ndërtojë një port tjetër në Porto Romano, i cili do të ndërtohet nga, do të ndërtohet nga privati. Cilido që njihet me këtë projekt konstaton se qytetarëve shqiptarë po ju plaçkitet pasuria publike numër një. Nuk kemi asnjë pasuri tjetër publike ne që të kapë vlerën e portit të Durrësit.

Me trullin, me investimet e bëra, me kalatat, me të gjitha e të gjitha, ajo është pasuria publike numër një e shqiptarëve. Është më shumë se kaskada e Drinit. Dhe tani kjo asgjësohet. Asgjësohet. Po të ndalemi këtu. Që mund të ndërtosh një port tjetër më të madh se porti i Durrësit, kjo është normale dhe mund ta mund ta ndërtosh atë aty ku vendos.

Portet ndërtohen, thellimet realizohen, të përmasave që do, kjo është tashmë praktikë e njohur. Por, çfarë zbulojmë tani? Zbulojmë që porti i parashikuar për t’u për ndërtim, që duhet të ishte porti i thellë i i të gjithë rajonit, do të ishte vetëm 1/4 e kapacitetit të portit të Durrësit. A mund t’i imagjinojë kush?

Do të ishte fiks 1/4. Do të jetë 1/40 e Pireut. Do të jetë 1/8 e Selanikut. Faktikisht do të jetë Shqipëria pa port. De facto, kjo është, Shqipëria humbet portin e saj kryesor dhe ndërton një port kioskë sa 1/4 e tij. Nga një anë Edi Rama krijon Dubain e 1001 netëve, bëhet super miliardieri i rajonit dhe i Europës me paratë e Frank Çopjas dhe të Çopjave dhe të Troplinëve, se aty shqiptarët duhet ta dinë, se Alabbar me kontratë investon gjithsej 70 milionë euro.

Të gjitha të tjerat i investojnë kartelet e drogës. Kartelet e drogës pra plaçkitin pasurinë më të madhe publike të shqiptarëve, portin e Durrësit. Tani, të shkojmë pak më tutje. Në deklaratën e tij për ndërtimin e portit, Edi Rama u tha shqiptarëve se porti i ri do ndërtohet nga privati.

Ata privatët e Edi Ramës janë bota e nëndheshme. Ata japin paratë për apartamente, por nuk japin paratë për ndërtimin e porteve.

Previous Post

Aksident i rëndë në Thumanë, një viktimë dhe dy të plagosur /EMRAT

Next Post

Gjykata e Lartë angleze bllokon ekstradimin e vrasësve të Ardian Nikulajt

Next Post
Gjykata e Lartë angleze bllokon ekstradimin e vrasësve të Ardian Nikulajt

Gjykata e Lartë angleze bllokon ekstradimin e vrasësve të Ardian Nikulajt

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al