Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Paradoksi, shqiptarët ndër vendet me akses më të lartë në internet, të fundit për aftësitë digjitale

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Paradoksi, shqiptarët ndër vendet me akses më të lartë në internet, të fundit për aftësitë digjitale
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të Europës si dhe përdorimin e internetit, përfshin dhe Shqipërinë.

Të dhënat e fundit për aftësitë bazë digjitale janë të vitit 2023, teksa në grafikun e Eurostat, Shqipëria renditet e fundit në Europë, si për meshkujt dhe për femrat, sa i përket individëve më të paktën një aftësi bazë digjitale. Vetëm 25% e meshkujve dhe 22% e femrave kishin një aftësi bazë digjitale, përkundrejt 57% dhe 54%, që është mesatarja e Europës. Në rajon kryeson Mali i Zi (53 dhe 50%), e ndjekur nga Serbia (36 dhe 32%). Nuk ka të dhëna për Kosovën.

Sipas Eurostat, treguesi i aftësive dixhitale (DSI) mbulon pesë fusha: aftësitë në informacion dhe menaxhimin e të dhënave; aftësitë e komunikimit dhe bashkëpunimit; aftësitë për krijimin e përmbajtjes dixhitale; aftësitë e sigurisë; dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve. Këto pasqyrojnë pesë fushat e kompetencës të Kornizës së rishikuar të Kompetencës Dixhitale (DigComp 2.0). Për të pasur të paktën aftësi bazë dixhitale (të përftuara si kombinim i niveleve bazë dhe mbi bazë), individët duhet të dinë të kryejnë të paktën një aktivitet që lidhet me secilën nga këto fusha.

Në vitin 2023, 56% e personave të moshës 16–74 vjeç në BE kishin të paktën aftësi bazë të përgjithshme dixhitale, 24 pikë përqindjeje më pak se objektivi për vitin 2030 i përcaktuar në Dekadën Dixhitale. Përqindjet më të larta të personave 16-74 vjeç që kishin të paktën aftësi bazë të përgjithshme dixhitale u regjistruan në Holandë (83%) dhe Finlandë (82%), të ndjekura nga Irlanda (73%), Danimarka (70%) dhe Çekia (69%). Nga ana tjetër, nivelet më të ulëta u shënuan në Rumani (28%) dhe Bullgari (36%). Në shumicën e vendeve të BE-së, pesha e personave me të paktën aftësi bazë dixhitale ishte më e lartë te burrat sesa te gratë, me Austrinë, Francën dhe Greqinë që regjistruan diferencat më të mëdha, përkatësisht 8, 7 dhe 6 pikë përqindjeje. Në 8 vende të BE-së, situata ishte e kundërt, me një përqindje më të lartë të grave me të paktën aftësi bazë dixhitale, ndërsa diferenca më e madhe u regjistrua në Lituani.

Sipas Eurostat, teknologjitë dixhitale janë përhapur në pothuajse të gjitha sferat e jetës së njerëzve. Ato transformojnë modelet e biznesit, vendet e punës dhe proceset e prodhimit, duke nxitur rritjen dhe inovacionin. Transformimi dixhital që po përparon me shpejtësi po nxjerr gjithnjë e më shumë në pah potencialin e tij për shoqërinë dhe ekonominë: duke mbështetur punësimin, shëndetësinë dhe arsimin, duke përmirësuar qëndrueshmërinë ekonomike të bizneseve dhe duke kontribuar në qëndrueshmëri.

Aksesi në internet i familjeve shqiptare ndër më të lartat në Europë

Ndonëse shqiptarët nuk kanë aftësi digjitale, familjet shqiptare renditen ndër vendet me aksesin më të lartë të internetit në Europë, me 99.27% të familjeve që kanë akses në internet, sipas të dhënave që i përkasin vitit 2025, përkundrejt 94.74% që është mesatarja e bashkimit Europian. Në rajon, akses pak më të lartë ka Kosova, me 99.35%.

Sipas Eurostat, ndonëse të gjitha familjet në BE mbuloheshin nga teknologjitë e broadband-it, përdorimi i internetit nga familjet në BE mbeti nën 100%. Në vitin 2024, 94% e familjeve në BE kishin akses në internet në shtëpi. Përqindjet më të larta të familjeve me internet në shtëpi u regjistruan në Holandë dhe Luksemburg, të dyja me 99%, të ndjekura nga Finlanda, Danimarka dhe Spanja, të gjitha me 97%. Përqindjet më të ulëta të familjeve me akses në internet në shtëpi u regjistruan në Greqi me 87%, Kroaci me 88% dhe Lituani me 90%.

Shqipëria renditet lart dhe në përqindjen e individëve që e kanë përdorur internetit për të ndërvepruar me autoritetet publike në 2024-n, me rreth 70%, përkundrejt 56% që është mesatarja e Bashkimit Europian, për shkak të numrit të lartë të shërbimeve që merren online në vend.

Sipas Eurostat, në vitin 2024, 56% e personave të moshës 16-74 vjeç në BE, gjatë 12 muajve para anketës mbi përdorimin e TIK-ut në familje dhe nga individët, kanë kontaktuar ose ndërvepruar nëpërmjet internetit me autoritetet publike ose shërbimet publike për qëllime personale. Normat më të larta të përdorimit të e-government, përfshirë faqet që lidhen me detyrimet e qytetarëve, si deklarimi i taksave apo njoftimi i ndryshimit të vendbanimit, të drejtat, si përfitimet sociale, dokumentet zyrtare, si karta e identitetit apo certifikata e lindjes, shërbimet publike të arsimit, si bibliotekat publike apo informacioni për regjistrimin në shkolla ose universitete, si dhe shërbimet publike shëndetësore, si ato të spitaleve publike, u regjistruan në Danimarkë (95%), Finlandë (90%) dhe Holandë (86%). Përdorimi më i ulët i e-government u regjistrua në Rumani (18%) dhe Bullgari (25%).

Edhe kur vjen puna tek shëndetit, shqiptarët ndërveprojnë, sidomos për të aksesuar të dhënat personale për shëndetin online, me rreth 56% të individëve.

Sipas Eurostat, në vitin 2024, 28% e qytetarëve të BE-së të moshës 16-74 vjeç raportuan se kishin aksesuar online të dhënat e tyre personale shëndetësore, 40% kishin rezervuar një takim me një mjek përmes një faqeje interneti, ndërsa 58% e qytetarëve të BE-së kishin kërkuar online informacion që lidhet me shëndetin. Dy nga këto përqindje ishin më të lartat në Finlandë, ku 74% e qytetarëve kishin aksesuar online të dhënat e tyre shëndetësore dhe 64% kishin rezervuar një takim me mjekun përmes internetit. Holanda kishte përqindjen më të lartë të personave që përdornin internetin për të kërkuar informacion mbi shëndetin, me 82%.

Eurostat nuk ka informacion për përdorimin e teknologjisë së informacionit nga sipërmarrjet shqiptare. Në rajon, Mali i Zi ka përqindje të ngjashme përdorimit të të dhënave analitike nga kontraktorë të jashtëm mbi mesataren e Bashkimit Europian (47% nga meshkujt, përkundrejt 33% të mesatares së BE-së) he 37% nga punonjësit e vet (28% mesatarja e BE-së)./ Monitor

Previous Post

Apeli rrëqethës i prindërve dhe motrës së Xhuana Nikollajt: Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol

Next Post

Gruaja tenton të djegë veten me benzinë në Tiranë

Next Post
Gruaja tenton të djegë veten me benzinë në Tiranë

Gruaja tenton të djegë veten me benzinë në Tiranë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al