Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bizneset: Nafta po na fundos! Të ulet barra fiskale mbi karburantet, ose do rriten çmimet e tjera

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Bizneset: Nafta po na fundos! Të ulet barra fiskale mbi karburantet, ose do rriten çmimet e tjera
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Organizatat e biznesit në hapësirën mbarëshqiptare i kanë bërë thirrje qeverive të ndërhyjnë menjëherë për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve, duke paralajmëruar se situata po kthehet në një rrezik real për ekonominë, konkurrueshmërinë e bizneseve dhe fuqinë blerëse të qytetarëve.

Ky efekt po reflektohet drejtpërdrejt në uljen e ritmit të aktivitetit ekonomik, në rritjen e pasigurisë dhe në shtyrjen e vendimeve për investime të reja. Në shumë raste, bizneset po detyrohen të rishikojnë planet e tyre strategjike, ndërsa disa sektorë po përballen me vështirësi reale për mbijetesë. Bizneset kërkuan rishikim të përkohshëm dhe fleksibël të barrës fiskale mbi karburantet dhe paralajmëruan se nëse nuk veprohet do të ketë shtrenjtim të çmimeve të produkteve të tjera.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Aleancën Kosovare të Bizneseve dhe organizata të tjera përfaqësuese të biznesit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës, thanë se zhvillimet e fundit në tregun e karburanteve po ushtrojnë presion të fortë mbi ekonomitë e rajonit.

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve, e ndikuar nga zhvillimet në tregjet globale të energjisë, tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë në zinxhirët e furnizimit, po i vendos ekonomitë tona përballë një presioni të fortë dhe të qëndrueshëm. Në kushte të një varësie të lartë nga importet dhe një strukture ekonomike të ndjeshme, kjo krizë po reflektohet menjëherë në çdo segment të aktiviteteve tona ekonomike.

Në koordinim të ngushtë me komunitetin e biznesit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës, vlerësojmë se kjo situatë po merr përmasa gjithnjë e më serioze dhe përbën një sfidë të përbashkët strukturore për ekonomitë e rajonit, e cila kërkon vëmendje të menjëhershme dhe të harmonizuar ndërinstitucionale, thuhet në deklaratë.

Bizneset paralajmërojnë shtrenjtim të çmimeve të tjera

Sipas deklaratës, karburanti përfaqëson një nga elementët më të rëndësishëm që garanton funksionimin normal të ekonomisë. Nga transporti dhe bujqësia, tek industria, turizmi dhe shërbimet, çdo sektor mbështetet në këtë input strategjik.

Rritja e çmimeve të tij po prodhon një efekt zinxhir të dukshëm dhe të prekshëm:

-rritje të kostove të prodhimit dhe shërbimeve në të gjitha sektorët;

-rritje të çmimeve për konsumatorin final;

-ulje të fuqisë blerëse të familjeve;

-dobësim të konkurrueshmërisë së bizneseve në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Ky efekt po reflektohet drejtpërdrejt në uljen e ritmit të aktivitetit ekonomik, në rritjen e pasigurisë dhe në shtyrjen e vendimeve për investime të reja. Në shumë raste, bizneset po detyrohen të rishikojnë planet e tyre strategjike, ndërsa disa sektorë po përballen me vështirësi reale për mbijetesë.

Të merren masa

Në emër të komunitetit të biznesit, bizneset kërkuan masa të menjëhershme, konkrete dhe të matshme për të përballuar këtë situatë:

-Rishikim të përkohshëm dhe fleksibël të barrës fiskale

Struktura aktuale e çmimit përmban një peshë të lartë taksash. Nevojitet ndërhyrje e targetuar për stabilizimin e tregut, në përputhje me praktikat e vendeve të Bashkimit Europian.

-Transparencë të plotë në formimin e çmimit

publikim periodik i strukturës së çmimit;

qartësim i faktorëve ndikues (çmimet në tregjet ndërkombëtare, taksat, akciza, etj.).

-Forcim të kontrollit dhe konkurrencës së ndershm

monitorim aktiv i operatorëve;

hetim i rasteve të mundshme të abuzimit;

luftë kundër informalitetit.

-Mbështetje për sektorët më të ekspozuar

Transporti, bujqësia, industria prodhuese, shërbimet dhe turizmi kërkojnë masa konkrete lehtësuese për të ruajtur konkurrueshmërinë.

-Masa strukturore afatmesme dhe afatgjata

krijimi i rezervave strategjike të naftës;

diversifikimi i burimeve të energjisë;

investime në energji alternative dhe eficiencë energjetike.

-Dialog i institucionalizuar qeveri–biznes

Kërkohet një dialog i hapur, i rregullt dhe funksional për hartimin e politikave efektive dhe të zbatueshme.

Deklarata është nënshkruar nga 12 organizata të biznesit, mes tyre Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Aleanca Kosovare e Bizneseve, Shoqata e Ndërtuesve, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, Shoqata Kombëtare e Transportit të Udhëtarëve të Shqipërisë, Shoqata Shqiptare e Turizmit, Shoqata e Industrisë Ushqimore Shqiptare, Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit, Shoqata e Bimëve Medicinale, PRO-Eksport Albania dhe Shoqata e Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare.

Nëse nuk merren masa, rritja e çmimeve do të jetë e fortë

Organizatat e biznesit kërkojnë veprim të menjëhershëm dhe konkret nga qeveritë dhe institucionet përkatëse. Çdo vonesë në vendimmarrje do të ketë kosto të drejtpërdrejta për ekonominë dhe qytetarët.

Bizneset kërkuan ndërhyrje urgjente, të matshme dhe të verifikueshme, me afate të qarta zbatimi.

Çdo mungesë reagimi në këtë moment kritik përbën përgjegjësi të drejtpërdrejtë institucionale për përkeqësimin e situatës ekonomike.

Përgjegjësia për stabilitetin ekonomik është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e institucioneve shtetërore. Biznesi nuk mundet dhe nuk duhet që të përballojë i vetëm këtë barrë.

Nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme:

-rritja e çmimeve do të përshkallëzohet;

-investimet do të frenohen;

-vendet e punës do të rrezikohen;

-dhe ekonomia do të përballet me pasoja të rënda dhe afatgjata./ Monitor

Previous Post

Gjyqi i Laert Haxhiut/ Mbrojtja kërkon 60 dëshmitarë, mes tyre babanë e Nozyt dhe Cllevion

Next Post

KLSH: Projekte të ngecura me ujësjellësit, miliona lekë dëm ekonomik nga keqmenaxhimi në AKUK

Next Post
KLSH: Projekte të ngecura me ujësjellësit, miliona lekë dëm ekonomik nga keqmenaxhimi në AKUK

KLSH: Projekte të ngecura me ujësjellësit, miliona lekë dëm ekonomik nga keqmenaxhimi në AKUK

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”/ Spiropali sfidon Ramën në kulmin e krizës në PS

“Puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”/ Spiropali sfidon Ramën në kulmin e krizës në PS

November 6, 2026
Raporti i KE-së/ Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: Të ndalen presionet politike dhe ndërhyrjet në drejtësi!

Raporti i KE-së/ Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: Të ndalen presionet politike dhe ndërhyrjet në drejtësi!

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al