Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço komentoi tensionet në protestën e PD-së në 17 prill.
Teksa ishte i ftuar në “Top Story”, ai tha se spray i përdorur nga policia kundër protestuesve dëmton edhe shikimin.
Ervin Karamuço: Janë bombola me spray, që janë irrituese në rrugët e frymëmarrjes, lëkura, sy. Mund të zgjasë disa minuta ose orë. Varet distanca dhe volumi që hidhet gazi. Nuk është si spray i zakonshëm, ka presion, po ta bësh afër dëmton rëndë shikimin. Nuk e kam konstatuar nëse është hedhur afër.








